×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Edhe një e ikëm”, miliarderi japonez kërkon 8 veta për udhëtim falas në Hënë

    FrontOnline
    03 Mars 2021

    Miliarderi japonez, Yusaku Maezaëa, po kërkon tetë persona që t’i bashkohen për një udhëtim për në Hënë me raketën “SpaceX” të amerikanit Elon Musk.

    “Dëshiroj që të më bashkohen njerëz nga të gjitha fushat”, tha miliarderi japonez, përderisa i bëri të ditura hollësitë e udhëtimit.Ai tha se do t’i paguajë të gjitha shpenzimet e udhëtimit, prandaj ata që i bashkohen do të udhëtojnë falas, shkruan BBC.

    Ky mision, i quajtur “dearMoon”, është planifikuar të realizohet në vitin 2023.

    Ata që aplikojnë për këtë udhëtim duhet t’i plotësojnë dy kritere: duhet të përparojnë në çfarëdo fushe që veprojnë për “t’i ndihmuar njerëzit tjerë dhe shoqërinë e gjerë në ndonjë mënyrë” dhe që “kanë vullnet për t’i ndihmuar anëtarët e ekuipazhit që kanë aspirata të ngjashme”.

    “I kam blerë të gjitha ulëset, prandaj ky do të jetë udhëtim privat”, tha Yusaku. Vitin e kaluar, ai bëri kërkime edhe për një të dashur që t’i bashkohet në udhëtim, por e anuloi “konkursin”, sepse tha se kishte ndjenja të përziera.

    Ky mision do të ishte udhëtimi i parë i njerëzve në Hënë që nga viti 1972.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviq, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan me një dron anijen transportuese MSC Orion në Oqeanin Indian, si pjesë e fushatës së...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Aleksandër Vulin, i sanksionuari i SHBA-ve nga viti i kaluar, pritet të jetë numri dy i Qeverisë së Serbisë, raportojnë mediet serbe,...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim zëvendëspresidentin në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Cameron Alford, për të shënuar fillimin e programit...
    Lajme30 Prill 2024
    Të dielën që shkoi një qytetar nga Podujeva i cili jeton në Dusseldorf të Gjermanisë, i njohur me emrin “Rrustë Llapi”, e...
    Lajme30 Prill 2024
    Nuredin Abazi i cili është duke dëshmuar në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë që Hashim Thaçi ka qenë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Biznesmeni i akuzuar Dushko Knezheviq, është ekstraduar në Mal të Zi nga Britania e Madhe më 30 prill, njoftoi Administrata e Policisë...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  bëri homazhe në Gllobar, Verboc dhe Shtuticë, në përkujtim të shqiptarëve të vrarë nga këto...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në nderim të jetës së veprimtarit të madh, Ali...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.