×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Shoferi shpëton foshnjën e rënë nga ballkoni i katit të 12

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Një shofer shpërndarjesh u mbiquajt “super-hero” në kryeqytetin vietnamez Hanoi, pasi shpëtoi një dyvjeçare që ra nga një ballkon i katit 12.

    31-vjeçari Nguyen Ngoc Manh, ishte ulur në makinën e tij teksa priste dërgesën e radhës dje pasdite, kur dëgjoi të qarat e fëmijës, tha ai pas ngjarjes për rrjetin vendas Anninhthudo. Një grua nisi të bërtasë dhe ai nxori kokën jashtë për të parë çfarë po ndodhte.

    Ai tha se fillimisht besonte se bebja ishte zemëruar, por shpejt e kuptoi se ishte diçka tjetër pasi ndodheshin rreth 50 metra në lartësi.

    “Pashë vajzën e vogël që u zvarrit jashtë ballkonit,” tha ai, duke shtuar se menjëherë ishte ngjitur mbi një ndërtesë për t’u afruar në rast se fëmija binte.

    “U ngjita në një çati dy metra të lartë duke u pozicionuar për të kapur vajzën”.

    Nguyen hipi mbi ndërtesën ku mbaheshin gjeneratorë, dhe tha se humbi ekuilibrin kur fëmija ra, por u lëshua përpara për ta kapur dhe pas impaktit të dy bënë një vrimë në çatinë e llamarinës.

    “U përpoqa të zgjas duart për ta kapur, duke shpresuar që të paktën ta ndaloja të binte direkt përtokë”.

    Në pamje të incidentit, të marra nga apartamentet përballë shihet fëmija që del pranë ballkonit, ndërsa fqinjët tmerrohen.

    “Për fat bebja ra në prehrin tim. E përqafova por më pas pashë gjak që i rridhte nga goja. Isha shumë i trembur”, tha Manh.

    Fëmija u dërgua në spital dhe mediat vendase thanë se kishte pësuar zhvendosje të legenit, por jo plagë të tjera. Doktori Le Ngoc Duy, tha se bebja u vendos në allci dhe po monitorohet./Tch

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Në 27-vjetorin e rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, janë mbajtur homazhe në kompleksin memorial në Gllogjan. Aty morën pjesë kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tij, akademikun, Fehmi Aganin. Hoti është shprehur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.