×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Harta më është dhënë nga institucionet e BE-së

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë se ka marrë mesazhe të qarta nga fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit se dialogu do të vazhdojë.

    Ai përmes një konference për medie i renditi disa mesazhe që sipas tij i kontribuojnë dialogut.

    Lidhur me afatet kohore për përfundimin e dialogut, Lajçak tha se varet nga Kosova dhe Serbia.

    “Bashkimi Evropian dhe ShBA janë në një partneritet dhe me ardhjen e administratës Biden është më e afërt që qëllimi është e ardhmja evropiane për Kosovën. Mesazhi i tretë është mbështetja e programit elektoral të zotëri Kurti dhe Osmani. E mesazhi i katërt është që ne presim vazhdimin e procesit të dialogut. Përfundimi nga dy takimet e mia është se dialogu do të vazhdojë. E mesazhi i fundit është uniteti ndërpartiak në Kosovë për dialogun”, tha ai.

    Sa i përket paraqitjes së tij prapa një harte ku Kosova paraqitet vetëm me vijë administrative në kufirin me Serbinë, Lajçak tha ajo është harta zyrtare që i është dhënë nga institucionet e BE-së.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Përparim Gruda i PDK-së, i cili është i shkolluar e punon specifikisht për punën e drejtësisë, i ka reaguar ministers Albulena Haxhiu...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjuajtje me armë ka pasur në mes të fshatit Landovicë dhe Gjonaj të Prizrenit. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Lajme28 Prill 2024
    Ish-kryetari i Pejës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ali Lajçi, ka ndërruar jetë sot. Qendra në Pejë e Lëvizjes Vetëvendosje ka...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se sa turistë i pati shteti shqitparë për tre muajt e parë të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Qëndrimi i Donald Trump ndaj Ukrainës “nuk është aq bardh e zi sa mendojnë disa njerëz”, tha ministri i Jashtëm polak. Ish-presidenti...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Papa Françesku, pas shtatë muajsh këtë të diel bëri udhëtimin e tij të parë jashtë Romës. Ai kishte një vizitë të ngjeshur...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.