×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Kelmendi kërkon zbardhjen e vrasjes së djalit të saj, Qerimit

    FrontOnline
    27 Shkurt 2021

    Në një vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi, në fshatin Llabjan të Pejës, familja e të ndjerit kanë njoftuar se deri më tani, organet e drejtësisë kanë dështuar që të zbardhin këtë rast.

    Familja nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, thotë se janë thellësisht të indinjuar më mënyrën se si institucionet e drejtësisë e kanë trajtuar këtë vrasje të rëndë, përfshirë këtu Policinë dhe Hetuesinë e Pejës, Prokurorinë Themelore në Pejë dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës.

    “Mënyra e ekzekutimit të Qerimit, nga Prokuroria Themelore e Pejës, fillimisht është cilësuar si vrasje shumë e rëndë, shumë profesionale dhe tepër misterioze. Rasti i vrasjes së Heroit të Kosovës, Qerim Kelmendi, më vonë ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Prishtinë. Përkundër faktit se Prokuroria Speciale e Kosovës prej muajsh ka në trajtim këtë rast, deri me tani nuk ka asnjë lëvizje konkrete në drejtim të identifikimit të autorëve të vrasjes dhe vënies së tyre para drejtësisë. Ne, përfaqësuesit e familjes së Qerim Kelmendit, kemi takuar dy herë prokurorin e rastit në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, z. Haki Gecaj si dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare i jemi drejtuar me dy kërkesa zyrtare, me qëllim që të kuptojmë se në cilën fazë kanë mbërritur hetimet. Më 21 shkurt 2021, prokurorit z. Haki Gecaj, me shkrim, ju kemi drejtuar me kërkesën e dytë, përmes së cilës kemi shprehur pakënaqësinë e familjes tonë se pse edhe pas 11 muajve e 25 ditëve nuk kemi asnjë informatë apo njoftim lidhur me zbardhjen e këtij rasti. Pas kësaj letre jemi ftuar në takim nga prokurori z.Gecaj, ku fatkeqësisht, më 22 shkurt 2021, në takimin tonë të fundit jemi njoftuar se akoma nuk ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve. Duke parë këtë mungesë të seriozitetit në hetimin e këtij rasti, ne i bëjmë thirrje edhe kryeprokurorit të shtetit, z. Aleksandër Lumezi, që të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore në kuadër të kompetencave të tij, për të zbardhjen e kësaj vrasjeje”, thuhet në komunikatë.

    Çdo dështim për zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit, sipas familjarëve është dështim i institucioneve të drejtësisë për të ofruar drejtësi viktimës si dhe familjet e tyre.

    “Siç dihet botërisht, Heroi i Kosovës, Qërim Kelmendit, ishte njëri ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është ushtari i parë i plagosur i kësaj ushtrie. Zbardhja e kësaj vrasje makabër duhet të jetë pikënisje për zbardhjen e vrasjeve të të gjithë Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre”, thuhet në komunikatë

    Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...
    Lajme06 Maj 2024
    Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami nga një person i cili kishte bllokuar...
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar Luan Haradinajn, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Përmes një postimi në Facebook, Kurti...
    Lajme06 Maj 2024
    Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e...
    Ekonomi06 Maj 2024
    Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, derisa sa ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë ka theksuar se...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj. Ai, me anë të një postimi në...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Qyteti i Shkodrës gjatë ditës së djeshme është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku Alma Arazi bashkë me tre fëmijët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.