Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 525 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.
Policia po ashtu ka shqiptuar 1338 tiketa trafiku.
Ndërkohë, bëhet e ditur se kanë ndodhur 8 aksidente trafiku me të lënduar dhe 32 aksidente trafiku me dëme materiale.