×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndihma ekonomike do dyfishohet, Rama: Do vijojmë të rrisim edhe pagën minimale

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Ndihma ekonomike do të dyfishohet edhe pas përfundimit të pandemisë.

    Është ky zotimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën “Ekonomia në fokus” duke zgjatur më tej në kohë këtë masë, ndërsa deklaroi ndër të tjera se do të vijojë të rritet edhe paga minimale.

    Bizneset shtoi Rama që kanë kontestuar edhe rritjen e fundit të saj në 30 mijë lekë me argumentin se rrit kostot, duhet të mësohen tashmë me këtë fakt.

    “Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë dyfish deri në përfundim të pandemisë dhe do të synojmë dyfishimin e saj konstant gjithë kohës edhe pas përfundimit të kësaj lufte. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje dhe siç kemi arritur sot falë të gjithë përpjekjeve të bëra në të gjithë këto vite, të zerojmë taksën, përtej premtimit të dhënë, ashtu edhe njësoj si në këtë pozicion duam të arrijmë në një pozicion edhe të posacëm edhe për pagën minimale dhe e fundit, por jo për nga rëndësia.”

    Përfaqësuesit e qeverisë janë ndalur edhe te sistemi i taksimit, duke cilësuar si të drejtë atë progresiv , e duke hedhur poshtë taksën e sheshtë të propozuar nga PD që sipas tyre godet individët dhe favorizon kompanitë e mëdha.

    “Ul barrën fiskale për punonjësi, pasi pjesa më e madhe e punonjësve janë me një pagë afër minimales,u ulën të ardhurat në buxhet me 2 mld në 2014,por kemi një rritje të vleftës nga tatimi progresiv mbi të ardhurat edhe pse për 97% të të punësuarve kemi rritje të barrës fiskale”, tha Anila Denaj, ministre e Financave.

    “Me taksimin progresiv kanë paguar më shumë kompanitë e mëdha dhe oligarkët. Me taksën progresive mblidhen më shumë lekë, ndërsa taksa e sheshtë ju ngodet ju”, u shpreh Kryeministri, Edi Rama.

    Sipas draft programit të Partisë Socialiste, siguruar nga Top Channel por të pa zyrtarizuar ende, qeveria ka rishikuar pragje e tatimit progresiv ku individët me pagë deri në 40 mijë lekë nuk do të paguajnë taksë për pagën.

    Personat me të ardhura nga 40 mijë deri në 200 mijë lekë do të taksohen 13%, ndërsa për ata që kapërcejnë këtë kufi do të aplikohet norma 23%. Aktualisht, 13% tatohen mbi punën personat që marrin nga 30 mijë deri në 150 mijë lekë, dhe mbi këtë nivel taksa shkon 23%.

    Ndër të tjera, përfaqësuesit e qeverisë shprehën edhe angazhimin për uljen e borxhit publik pavarësisht krizës, një tregues që arriti në 77.8% të PBB në fund të 2020-ës./TCH

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.