×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Lëvizja Vetëvendosje arriti të dalë fituese nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kësisoj VV deri më tani nga votat e rregullta arriti të marrë mbi 47%. Pas kësaj, Albin Kurti ka filluar të flasë edhe për udhëheqjen e tij në të ardhmen.

    Kurti ndër të tjerash ka deklaruar se asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa.

    “Neni 50 i Kushtetutës garanton mbrojtjen, kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Pushimi i lehonisë për prindërit do të jetë 12 muaj, kurse nënat e papunësuara do të përfitojnë 250€ në gjashtë muajt e parë të lehonisë.Asnjë fëmijë nuk do të mbetet i uritur dhe nuk do të mbetet mbrapa. Familjet që kanë të ardhura të ulta do të përfitojnë për çdo fëmijë, varësisht nga të ardhurat vjetore që familja ka. Nga 50€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 7000€. Nga 100€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 6000€. Nga 150€ për fëmijë nëse familja ka të ardhura vjetore më pak se 5000€”, u deklarua ai.

    Ndryshe u theksua se të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijët me nga 20 euro për çdo fëmijë.

    “Të gjitha familjet do të përfitojnë shtesa mujore për fëmijë: 20€ për çdo fëmijë nën 2 vjeç, dhe 10€ për fëmijët mes moshës 2 deri 16. Do të hapen 160 çerdhe të reja në gjithë territorin e vendit, dhe do të ofrohen shujta falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë”, tha ai.

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Besnik Tahiri nga AAK-ja thekson se Asociacioni nuk është parakusht në raportin i cili është miratuar në Asamblenë Parlamentare. Tahiri për “Front...
    Lajme02 Maj 2024
    Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës thotë për Front Online se është e paqartë nëse draft-Asociacioni është kusht apo jo për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës. Ai ka deklaruar se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ia ka premtuar të enjten Ukrainës 3.74 miliardë dollarë ndihmë vjetore ushtarake “sa...
    Sport02 Maj 2024
    Edon Zhegrova po kalon një sezon spektakolar në Ligue 1 të Francës. Futbollisti nga Kosova është ylli i padiskutueshëm i Lille dhe...
    Sport02 Maj 2024
    Që të përcaktosh futbollistët më të mirë në botë sa vjen dhe bëhet një mision gjithnjë e më i vështirë. Sipas transfermark...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga...
    Lajme02 Maj 2024
    Franca dhe Gjermania po kërkojnë që draft-statuti i Asociacionit të shkojë në Gjykatën Kushtetuese me kusht që Kosova të anëtarësohet në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit të sotëm të Bashkimit Evropian se për heqjen e masave vendosin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.