×
  • Lajme
  • Lajme

    10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID-19 në Gjakovë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Dhjetë mësimdhënës dhe dymbdhjetë nxënës aktualisht janë pozitiv me koronavirus në komunën e Gjakovës. Por përkundër kësaj nga kjo komunë thonë se procesi mësimor po shkon mirë.

    Drejtori i Arsimit në komunën e Gjakovës, Gjevalin Nikollbibaj për KosovaPress, deklaroi se testimi masiv i mësimdhënësve dhe nxënësve në dy shkolla të mesme ka përfunduar dhe së shpejti pritet të përfundojë edhe dy shkollat tjera.

    Nikollbibaj: Kemi 10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID

    “Procesi mësimor në komunën e Gjakovës po shkon mirë, sa i përket numrit të të infektuarve është numër i vogël në raport me atë që po kemi gjatë ditës në nivel vendi. Kemi vetëm 10 mësimdhënës dhe 12 nxënës të infektuar me COVID. Instituti ka rekomanduar që të bëhet një testim gjeneral i shkollave të mesme. Në dy shkolla jemi veçse në përfundim, prej katër shkollave gjithsej e kemi përfunduar testimin dhe ka dal numër shumë i vogël dhe tash në ditët në vazhdim do vazhdojmë edhe me dy shkollat tjera”, tha ai.

    Nikollbibaj tha së mësimi në shkollat fillore në Gjakovë po vazhdon me skenarin A përveç grupeve ku kanë rezultuar pozitiv nxënësit. Ndërsa, shkollat e mesme vazhdojnë me mësim të kombinuar, ashtu siç e parasheh skenari B.

    Drejtori i Arsimit në Gjakovë, tha se nxënësit që janë me koronavirus po e vazhdojnë mësimin në distancë.

    Nikollbibaj: Shkollat e mesme janë me skenarin B

    “Sa i përket materialit me dezinfektues jemi shumë mirë të furnizuar. Çdo ditë bëhet dezinfektimi i objekteve shkollore, probleme kemi pasur kur ishte piku i COVID-it për arsye se ishte problem zëvendësimi i mësimdhënësve që ishin me COVID….çdo i infektuar e merr mësimin online, edhe mësimdhënësit e infektuar izolohet për dy javë sipas rekomandimeve të IKSHP-së, edhe klasat nënkuptohet se shkojnë në skenarin B nëse një nxënës ka dal pozitiv në një klasë të caktuar, ajo klasë shkon në skenarin B. Shkollat e mesme janë me skenarin B, pra me mësim të kombinuar gjatë gjithë kohës”, theksoi ai.

    Pas paralajmërimeve të ekspertëve që për shkak të fushatës zgjedhore dhe grumbullimeve të qytetarëve mund të kemi rritje të numrit të të infektuarve, Nikollbibaj tha se si drejtori e Arsimit janë të gatshëm të organizojnë mësimin në distancë. Sipas tij, rreth 550 tablet dhe llaptop janë shpërndarë tek nxënësit me kushte të rënda.

    Nikollbibaj: Jemi të përgaditur për mësim online

    “Ministria e organizata të ndryshme kanë kontribuar me tablet dhe llaptop. Janë mbi 550 që i kemi ndarë.. sot erdhën edhe 8 tableta smart të cilët iu kemi shpërndarë minoriteteve romë, ashkalinj, egjiptian që i kanë kushtet e dobëta por edhe shtresave të tjera iu kanë shpërndarë dhe besoj që jemi të furnizuar. Sipas statistikave jemi më të furnizuar sesa rajonet për të përcjellur mësimin në distancë”, theksoi ai.

    Në 24 orët e fundit pozitiv me COVID-19 kanë rezultuar 285 qytetarë. Ndërsa, si pasojë infektimit kanë vdekur 5 persona.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.