×
  • Ekonomi
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Banka transferon gabimisht 1 miliard dollarë

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Një zyrtar i bankës amerikane Citibank ka miratuar disa muaj më parë transferimin e gabuar të rreth 1 miliardë dollarëve, dhe gjykata ka thënë se institucioni mund të marrë mbrapsht vetëm gjysmën e tyre.

    Një gjykatë vendore amerikane tha se megjithëse kuptohet që është “një nga gafat më të mëdha në historinë e bankave” institucioni nuk mund të pretendojë kthimin e të gjithë parave të dërguara gabimisht te kompania huadhënëse kozmetike Revlon.

    Citibank është ndërmjetëse e huave për Revlon, dhe po tentonte të dërgonte te partnerja e saj $8 milionë në pagesa interesi, raporton CNN.

    Por në vend të kësaj shume ata paguan 100-fishin e saj, duke përfshirë dhe $175 milionë për një grup financiar.

    Në total paratë e dërguara arrinin në $900 milionë.

    Problemi u pikas një ditë më vonë kur u shpërnda alarmi për rikuperimin e parave, por ishte tepër vonë për të marrë të gjithë shumën.

    Në gusht Citibank ngriti padi për rikthimin e parave nga 10 kompani konsulente investimesh.

    Revlon refuzoi të kthejë shumën duke argumentuar se janë dërguar qëllimisht, dhe kjo mbrohet nga ligji bankar në New York.

    Ata thonë se paratë janë saktësisht aq sa banka Citibank u detyrohet në total, por huaja ende nuk është maturuar.

    Dokumenti i gjykatës thotë: “Të besosh se Citibank, një nga institucionet më të sofistikuara financiare në botë, të bëjë një gabim që nuk është kryer kurrë më parë, në një shumë prej rreth $1 miliardë — do të ishte thuajse irracionale”.

    Ndërsa Benjamin Finestone, përfaqësues i dy grupeve huadhënëse Brigade e HPS Investment Partners, tha: “Ne jemi shumë të lumtur me vendimin e gjykatësit [Jesse] Furman dhe argumentimin e tij të detajuar”.

    Në gjykatë u diskutuan gjithashtu dhe disa biseda të brendshme të punonjësve të HPS ditën ku u bë gabimi. Një prej tyre, DFREY5 tha: “Më vjen keq për atë personin që me një të rënë të gishtit bëri një pagesë të gabuar prej $900mln, nuk është një lëvizje e zgjuar për karrierën …

    Kurse JRABINOWIT12 shkruante: “Duket se ata duhet të kërkojnë njerëz të tjerë për operacionet e tyre”.

    Kompanitë marrëse janë ndaluar të shpenzojnë paratë deri në mbylljen e procesit te apelit.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ditën e sotme (7 maj), kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat e qeverisë dhe...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje lokale në zonën qëndrore. Era do të...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri shpreson që Qeveria të veprojë me mençuri tani që Kosova është në...
    Lajme07 Maj 2024
    Ish presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tash kandidat për postin e emisarit të BE’së për dialogun Kosovë- Serbi ka thënë se për...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.