×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha në Lubjanë: Mora mbështetje për negociatat me BE

    FrontOnline
    17 Shkurt 2021

    Kryedemokrati Lulzim Basha takoi në Lubjanë kryeministrin e Sllovenisë, Janez Janša, vend i cili merr presidencën e rradhës të Bashkimit Europian.

    Pas takimit, Basha njoftoi se kishte marrë angazhimin e kreut të qeverisë sllovene për të mbështetur Shqipërinë me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit.

    “E njoha mikun tim, kryeministrin slloven me planin tonë për integrimin, angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet, duke nisur nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Kam kënaqësinë të ndaj me ju, se mora mbështetjen e kryeministrit Janša, vendi i cili merr në 6 muajt e ardhshëm presidencën e Bashkimit Europian, për të na mbështetur me nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit. Për Shqipërinë nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë tjetër veç integrimit në Bashkimin Europian. Dhe për këtë, Partia Demokratike dhe unë jemi të vendosur të ndërmarrim çdo vendim dhe hap të nevojshëm.

    Ramë dakort të koordinojmë veprimet dhe vendimet tona për ta përshpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë si interesi më i madh i çdo shqiptari, si destinacioni ynë i vetëm.

    Kryeministri Janša më garantoi se Sllovenia do të jetë avokate e fuqishme e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Po kështu, ne biseduam për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për të tërhequr dhe nxitur investitorët sllovenë të investojnë në Shqipëri.”, deklaroi kryedemokrati.

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri australian dhe Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, me anë të një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Ukrainës, Denys...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Lajme27 Prill 2024
    Në mënyrë që të ruajnë shumicën për të udhëhequr ende në Komunë të Bujanocit, tri parti politike shqiptare në Bujanoc kanë lidhur...
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte pjesë e komisionit që punoi për votimin në Asamblenë Parlamentare, ka treguar për prapaskenat. “Ne...
    Lajme27 Prill 2024
    Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin ndërkombëtar për shërbim në komunitet. Çitaku – Dibrani këtë çmim...
    Lajme27 Prill 2024
    Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Ai mori 690...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.