×
  • Lajme
  • Lajme

    Tregtia Shqipëri-Kosovë, potencial i pashfrytëzuar

    FrontOnline
    16 Shkurt 2021

    Shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës pësuan rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë.Teksa importet e mallrave që vijnë në drejtim të Shqipërisë u rritën në 8,3 miliardë lekë, nga 7,7 miliardë në 2019-ën, ishin eksportet shqiptare ato që ranë në 26,2 miliardë lekë, mbi 3,5 miliardë lekë më pak.

    Edhe pse në letër Kosova mbetet partneri i dytë kryesor i vendit, sipas ekspertit për ekonominë Ilir Ciko, tregtia mes dy vendeve lë shumë për të dëshiruar në raport me potencialin e madh që ofron.

    “Për fat të keq, struktura e eksporteve drejt Kosovës mbetet jashtëzakonisht e varfër”, thotë Ciko.

    “Rreth 60% e eksporteve të Shqipërisë drejt Kosovës përbëhen nga elemente bazë, si mineralet, materialet e ndërtimit, produktet e naftës dhe shumë pak, për të mos thënë aspak kënaqshëm, jo vetëm krahasuar me atë që eksportojmë drejt vendeve të tjera të rajonit apo botës, por për atë që ne do të donim të kishim si shkëmbime tregtare reale mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

    Sipas Cikos, kjo strukturë shkëmbimesh nuk pritet të përmirësohet dukshëm as përgjatë këtij viti. Përtej mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive që kanë prodhuar pak, ai rekomandon së pari rritjen e konkurrencës së ndershme në tregjet e të dy vendeve.

    “Nëse sot mund të jepet një këshillë për të parë në mënyrë afatgjatë sesi mundet që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë bashkëpunimin, do thosha që kjo nuk mund të vijë më përmes tryezave pa fund të qeverive apo delegacioneve, por në radhë të parë duke hapur tregun e brendshëm, duke bërë të mundur që të kemi konkurrencë të lirë dhe nxitje të zhvillimit të biznesit dhe investime3ve të huaja”, thotë Ciko.

    Eksperti sheh me shqetësimin edhe një ftohje të marrëdhënieve politike Shqipëri-Kosovë, diçka që ndikon negativisht edhe në klimën e bashkëpunimit ekonomik./a2news.com/

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se...
    Lajme07 Maj 2024
    I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka potencuar ditë më parë se në vitin 2020 Kosova dhe Serbia kanë...
    Lajme07 Maj 2024
    Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë sot një aktivitet në mbrojtje të mjedisit dhe habitatit natyror në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Sport06 Maj 2024
    Rubin Kazani ka luajtur në udhëtim ndaj CSKA Moskës në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për xhiron e 27-të në elitën...
    Sport06 Maj 2024
    Barcelona do të mbështetet tek numri i shitjeve që do të bëjnë në verë për të ditur se çfarë përforcimesh mund të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.