×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Serbia “mund” të prodhojë këtë vit vaksinën ruse kundër COVID-19

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Serbia mund të ketë kapacitete për të prodhuar vaksinën ruse kundër koronavirusit Sputnik V deri në fund të këtij viti, ka thënë ministri serb pa portofol Nenad Popoviq.

    Ai i ka bërë këto deklarata të enjten pas një takimi me një grup ekspertësh nga Rusia, të cilët kanë vizituar Beogradin për të analizuar kapacitetet e këtij vendi për të prodhuar vaksinën.

    “Për cikël të plotë të prodhimit.. kjo gjë mund të marrë deri në nëntë ose 10 muaj”, u ka thënë Popoviq gazetarëve, duke shtuar se vaksina nuk do të shpërndahet vetëm brenda Serbisë, “por edhe në rajon dhe në gjithë Evropën”.

    Më herët gjatë ditës, Popoviq ka thënë se Serbia duhet të blejë pajisjet e nevojshme për të nisur prodhimin e vaksinës Sputnik V.

    “Ka mungesa të mëdha të këtyre pajisjeve në botë”, ka thënë ai.

    Javën e kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti që ai udhëheq do të investojë sado që duhet për të nisur prodhimin e brendshëm të vaksinës ruse.

    Nën programin shtetëror të vaksinimit, serbët tani mund të vendosin nëse dëshirojnë të vaksinohen me vaksinë të kompanive, Pfizer/BioNTech, atë kineze të kompanisë Sinopharm, apo atë ruse.

    Me rreth 8 për qind të popullsisë së vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, Serbia është një prej vendeve me shkallën më të lartë të vaksinimit në botë, duke qëndruar mbrapa, Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, shkruan REL.

    Këtë javë, Serbia ka pranuar 500,000 doza të vaksinës kineze dhe 50,000 të asaj ruse.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.