×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Britani mund të anulohen të gjitha pushimet për vitin 2021

    FrontOnline
    11 Shkurt 2021

    Rezervimi për çdo lloj udhëtimi veror u bë një bast edhe më i madh për miliona britanikë pasi qeveria paralajmëroi se ato mund të anuloheshin derisa të përfundojnë vaksinimet.

    Zyrtarët më parë sinjalizuan se një udhëtim jashtë Britanisë mund të ishte i pamundur gjatë vitit 2021, ndërsa ministri i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, Grant Shapps, thotë se tani edhe pushimet brenda vendit mund të konsiderohen si të pamundura.

    “Derisa të njohim vijimin e bllokimit, të cilën nuk mund ta dimë derisa të kemi më shumë të dhëna, më shumë informacion mbi vaksinat gjithashtu, ju lutem mos rezervoni pushime,” tha Shapps gjatë një interviste në BBC, raporton A2.

    Ai vijoi duke thënë se ishte shumë herët për të folur rreth kufizimeve që do të ishin në fuqi gjatë verës, duke këshilluar udhëtarët “të mos bëjnë asgjë” derisa gjërat të jenë më të qarta.

    Paralajmërimi konsiderohet si një zhgënjim për shumë pushues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kishin shpresuar që procesi i shpejtë i vaksinimit do t’iu hapte rrugën për pushime jashtë vendit më vonë gjatë vitit.

    Britania e Madhe, ka një nga nivelet më të larta të vdekjeve nga Covid-19 në botë, me gati katër milionë raste dhe 114,066 viktima nga 9 Shkurti. Vendi ka rritur kufizimet kufitare për shkak të shfaqjes së varianteve të reja të virusit të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe Brazil.

    Më herët, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock njoftoi se udhëtarëve që vijnë nga 33 vende ,të cilëve u kërkohet të izolohen në hotel do të tarifohen me 1750 paund për ushqim, akomodim, transport dhe testim. Hancock paralajmëroi se njerëzit që përpiqen të shmangin rregullat e karantinës në hotel mund të përballen me 10 vjet burg.

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.