×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për R.K që deshi ta privojë nga jeta një person

    FrontOnline
    09 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasja e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 nën par. 1.5. lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr.06/L-074 (KPRK) dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga
    neni 366 par. 1 të KPRK-së .

    Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës
    08.02.2021 deri me datën 07.03.2021.

    Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit R.K., ka
    vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se

    Më datë 08 shkurt, në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin V.H., në atë mënyrë që për shkak të mos marrëveshjes së krijuar në momentin kritik, fillon përleshja dhe pas përfundimit të përleshjes, i drejtohet me armë zjarri duke shtënë nëdrejtim të dëmtuarit V.H., dhe të njëjtin e qëllon nga mbrapa në pjesën e kraharorit, derisame këtë rast vë në rrezik jetën e pjesëmarrësve tjerë në rrahje dhe kalimtarëve të rastit.
    Gjithashtu i pandehuri R.K., më datë të njëjtë në kundërshtim me ligjin mbi armët, ka poseduar armën e zjarrit- revolen me 2 fishekë.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Dy persona janë arrestuar në Tiranë, për kontrabandë. Policia thotë se të arrestuarit dyshohen se tregtonin mallra kontrabandë pa pullë fiskale nga...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre ishin të kërkuar...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky, në listën e personave të kërkuar dhe është...
    Lajme04 Maj 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë në linjë me konkluzionet e nxjerra me datën 12 dhjetor 2023, Këshilli Evropian do...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të monumentit të heroit kombëtar, Gjergj...
    Lajme04 Maj 2024
    Telekomi i Kosovës është në gjendje kaotike për shkak të bllokimit të llogarive , tha për Radio Kosovën, Lamih Balaj, kryetar i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.