×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj për radion e njohur gjermane: Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj mëngjesin e sotëm e nisi me një bisedë në radion e njohur gjermane, “Deutschlandfunk”.

    Aty, Hoxhaj, foli për prioritetet e PDK-së në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes.

    Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tregoi se këto zgjedhje janë test i orientimit perëndimor të Kosovës, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira.

    Tutje, ka thënë se pikërisht për këto arsye, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë.

    Enver Hoxhaj ka thënë se këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës.

    “Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.”, ka thënë ai.

    Lexoni të plotë statusin në Facebook:

    Për radion publike gjermane “Deutschlandfunk”, e cila është radio e preferuar e diasporës sonë në Gjermani, fola për prioritetet tona në këto zgjedhje, për planin ekonomik, për politikën e jashtme, marrëdhëniet me Berlinin, investimet gjermane në Kosovë dhe për tema tjera me interes.

    Këto zgjedhje janë test i orientimit tonë perëndimor, demokracisë sonë, tregut dhe mediave të lira. Për këtë, qytetarët dhe diaspora jonë duhet të votojnë për PDK-në, e cila është diga e vetme kundër autoritarizmit në Kosovë.

    Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për Berlinin se kënd do ta kenë partner në krye të Qeverisë së Kosovës. Askush më mirë se Berlini nuk e njeh rrezikun e populistëve dhe retorikës përçarëse. Për mua dhe PDK-në, Berlini mbetet adresa më e rëndësishme politike në Evropë.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    Për këtë të dielë parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu...
    Lajme25 Maj 2024
    Agjencia France Presse (AFP) ka raportuar për procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovës.  në raportin e tyre thuhet se popullsia në...
    Lajme25 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë për 50 ditë, nga rreth 2600 regjistrues në 38...
    Të tjera
    Lajme25 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 maj përfundon afati për të aplikuar në konkursin e...
    Vip25 Maj 2024
    Babai i Heidi Bacit vizitoi banoren në natën finale të “Big Brother VIP 3”. “Më ke bërë krenar nga edukata, sjellja jote....
    Vip25 Maj 2024
    Ndërsa edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania po përmbyllet, dy opinionistët e dalluar, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari, kanë dhënë...
    Vip25 Maj 2024
    Mbrëmja e së shtunës do të shpallë fituesin e edicionit të tretë të “BBV3”. Sakaq, teksa ka krijuar një pyetësor Lori Hoxha...
    Vip25 Maj 2024
    Një moment që erdhi si befasi dhe nuk pritej, ishte eliminimi i radhës i cili është më ndryshe se herët e tjera....
    Vip25 Maj 2024
    Një nga finalistët që u eliminuar nga ‘BBVA’ është Meriton Mjekiqi. Teksa ishte në studio atë e ka befasuar nëna e tij....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.