×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja”

    FrontOnline
    05 Shkurt 2021

    Emrush Ujkani, profesori i të drejtës evropiane, ka thënë që reagimi i zyrtarëve të BE-së në lidhje me vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem ka qenë i pritshëm.

    “Ka qenë një reagim i pritur pasi BE-ja si tërësi  dhe shtetet e saj në veçanti, kanë vendosur që të respektojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mos e njohur Jeruzalemin si kryeqytet vetëm të një vendi, por që në një situatë të ardhme të jetë kryeqytet i të dyja vendeve”.

    Ujkani në Info Magazine në Klan Kosova, theksoi që Kosova mund të kushtëzohet me bllokim të ndihmave financiare nga BE-ja.

    “Reagimi nga Brukseli ka qenë i pritshëm dhe gjykoj që në të ardhmen ky reagim do të vijë duke qenë më i zorshëm dhe duke ju bërë presion institucioneve  tona që Kosova të ndjekë linjën e njëjtë me vendet e BE-së sa i përket çështjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin; në mënyrë të veçantë vendosjen e përfaqësisë diploamtike në atë vend”.

    “Për të kushtëzuar Kosovën është shumë e lehtë. BE-ja synon një rehabilitim ekonomik pastaj duhet stabilitet politik, që një gjë e tillë mund të arrihet vetëm me mbështetjen konsistente nga demokracitë perëndimore”.

    “Në këtë drejtim, BE-ja ka mekanizma qoftë të karakterit politik, por edhe më tepër ato të karakterit financiar që mund ta kushtëzojë Kosovën duke i ndërprerë ndihmat e mundshme që i ofron”.

    “Këto mund të jenë alternativa të vetme që BE-ja mund t’i përdorë në ntë ardhmen e afërt”.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Të tjera
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me...
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.