×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur do të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm? Flasin nga Ujësjellësi i Prishtinës

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Me reduktime të ujit tash e disa ditë po përballen banorët e kryeqytetit, por edhe ata të rrethinës e veçanërisht Fusha Kosova, raporton Front Online.

    E kjo po vjen si pasojë e turbullirave të shkaktuar në kanalin e Ibër Lepencit. Këtë e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja e KRU Prishtina, Arjeta Mjeku.

    Ajo tha se reduktimet e ujit ( me orar të planifikuar)po ndodhin si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit .

    “Për shkak të situatës së krijuar së fundmi nga niveli i lartë i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj/ që si pasojë është jashtë funksionit), e kemi të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë”, ka thënë Mjeku.

    Mjeku ka treguar edhe për reduktimet me të cilat do të përballen banorët e disa lagjeve në Prishtinë.

    “Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graëanica dhe Veterniku. Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria. Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë”, ka thënë ajo.

    E reduktimi në Prishtnë po vjen, sipas Mjekut, për t’i siguruar furnizim edhe Fushë-Kosovës e cila është më e prekura nga ky “turbullim” i ujit.

    “Kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit, me theks të veçantë për Fushë Kosovën”, është shprehur Mjeku për Front Online.

    Kjo gjendje do të vazhdojë deri në largim të kësaj turbullire nga kanali i Ibrit.

    “Derisa të largohet turbullira e lartë nga kanali i Ibrit, pra derisa kushtet lejojnë kthimin e gjendjes së mëparshme për trajtim e furnizim”, ka thënë Mjeku për Front Online.

    Qytetarët janë ankuar për shkak të reduktimeve të shpeshta në rajonin e Prishtinës, gjë që nuk ndodhë vetëm gjatë muajve të verës, por edhe në raste si këto tani./Front Online.

     

    Maca e zezë sjell super çmime ne Petrol Company!
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK”...
    Lajme08 Maj 2024
    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë. “Ky...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta...
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq....
    Kronika08 Maj 2024
    Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit...
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.