×
  • Lajme
  • Lajme

    “Asociacioni luan rol kyç këtu”, Gjermania kërkon sinjale nga Kosova para “OK” për anëtarësim në KiE

    FrontOnline
    08 Maj 2024

    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë ka thënë për Euractiv se Berlini është në favor të anëtarësimit dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke u zhvilluar.

    “Është me rëndësi që hapat e ardhshëm të Kosovës të japin sinjale lidhur me mbrojtjen e minoriteteve, që është çështje kyçe për Këshillin e Evropës”, thuhet në

    “Çështja e Asociacionit luan një rol kyç këtu. Themelimi i Asociacionit mbetet qëllim për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

    Në anë tjetër një burim, raporton Euractiv, t’i ketë thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës mund të shtyhet për më vonë gjatë vitit nëse nuk ka garanci që Prishtina i ka votat e nevojshme.Të martën në një takim të zëvendësministrave të vendeve anëtare të KiE-së, Kosova nuk është vendosur në agjendën e Komitetit të Ministrave.

    Getinjo për LGBT: Nuk e kam pas mendimin shumë të mirë për ta
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në...
    Lajme19 Maj 2024
    Një përleshje ka ndodhur mes disa familjarëve në qytetin e Shtimes, ku tre prej tyre kanë përfunduar në spital. Rreth orës 19:33,...
    Lajme19 Maj 2024
    Pedagogia dhe ish-zëvendës ministrja, Nora Malaj tha se martesa e bërë mes dy grave në tarracën e institucionit të Bashkisë së Tiranës,...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sundimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe...
    Lajme19 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate...
    Sport19 Maj 2024
    Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, ka vazhduar me performancën e shkëlqyer në elitën e futbollit të Rusisë. Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, ka...
    Lajme19 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë...
    Sport19 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar një mal me para nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.