×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i Vjosa Osmanit shpik një funksion të ri zyrtar- “Zotëria i Parë në Detyrë” (Dokument)

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Prindon Sadriu, bashkëshort i ushtrueses së detyrës së presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është pjesë e stafit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, këto ditë ka zhvilluar një “betejë të ashpër virtuale” me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Gjergj Dedajn.

    Sipas disa komunikimeve elektronike të datës 25 janar 2021, të cilat i posedon portali Front Online, Sadriu i kujton shefit të tij, Gjergj Dedajt, se mbanë disa pozicione zyrtare, mes tyre: Diplomat karriere i gjeneratës së parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nënkolonel në Ministri të Mbrojtjes dhe Zotëria i Parë në Detyrë i Republikës së Kosovës.

    Por, në Ligjin për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës askund nuk ceket “Zotëria i Parë”, e aq më pak “Zotëria i Parë në Detyrë”.

    Sipas Nenit 22 të këtij Ligji bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin- Zonja e Parë e vendit.

    “Lufta” mes Sadriut dhe Dedajt nisi pasi që ky i fundit i kërkoi bashkëshortit të ushtrueses së detyrës së presidentes, i cili është vartës i tij në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, që stafi diplomatik duhet të respektojë urdhëresën e MPJD-së për paanësi në procesin  elektoral për Zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës të datës 14 shkurt 2021.

    Portali “Front Online” në lidhje me këto e-maila ka bërë përpjekje t’i kontaktojë nëpërmjet telefonit zyrtar Sadriun dhe Dedajn, por, kontakti me ta ka qenë i pamundur.

    /Front Online/

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.