×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazi: Ne nuk i braktisim kauzat, fitorja LVV-së do reflektohet edhe në Shqipëri

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, i cili është njëri nga kandidatët zyrtarë të kësaj lëvizjeje në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, tha se një nga arsyet pse shqiptarët duhet t’u besojnë është fakti se LVV është konsekuente në kauzat që ka mbështetur, të cilat nuk i ka braktisur siç kanë bërë subjekte e tjera politike në Shqipëri.

    Sipas tij, ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri ekziston nevoja për një ndryshim urgjent të modelit ekonomik, i cili siç shprehet është një neodiktat i tregut që ka kapur politikanë, media e institucione. Kjo, tha Abazi, mund të arrihet përmes një shpërndarjeje më të drejtë për të ulur pabarazinë.

    “Unë mendoj se në këto 30 vite kemi parë shumë dështime, kauza të braktisura”.

    “Aktualisht kemi një problem me qeverinë aktuale që i ka kapur të gjitha sistemet; ushtron ndikim edhe në sistemin e drejtësisë, ka miratuar një kod zgjedhor për të penguar opozitën dhe subjektet e vogla. Me këtë kod zgjedhor, për një mandat në Tiranë duhen minimalisht 16 mijë vota, pra është përpjekur të shtojë pengesat për alternativa të reja”, tha Abazi në Euronews Albania.

    Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bashkohen në një lëvizje, hap që, siç tha, është nisur nga Vetëvendosja nën ndikimin e Rilindjes Kombëtare, teksa theksoi se entuziazmi i fitores së thellë të LVV në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, do të reflektohet edhe në Shqipëri.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Një qytetare në Ferizaj ka raportuar në polici se vajza e saj 28-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk është lajmëruar më...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar profesorin Fehmi Agani, në 25 vjetorin e vrasjes së tij. Kurti tha se Agani...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    As komuna e Skenderajt nuk është se po i shpëton kontratave të negociuara. Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore. Meta në një prononcim për FrontOnline,...
    Sport06 Maj 2024
    Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet për të transferuar sensacionin brazilian Estevao Willian, i cili njihet ndryshe si “Messinho”. Sipas mediumit brazilian...
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marr pjesë në panelin e parë...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për fëmijë (UNICEF) tha të hënën se “nuk ka asnjë vend të sigurt për të shkuar në Gaza për...
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çikatovë e vjetër rrugës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.