×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Meta komenton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Nuk është mirë që Edi Rama dhe Erion Veliaj u përfshinë në fushatë

    FrontOnline
    06 Maj 2024

    Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar përfshirjen e politikanëve shqiptarë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore.

    Meta në një prononcim për FrontOnline, ka bërë të ditur që në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore është përfshirë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

    Meta e ka paralajmëruar një ndryshim të fortë në Maqedoninë Veriore

    “Nuk kam informacion që Kryeministri, Albin Kurti është përfshirë në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore, Erion Veliaj e Edi Rama janë duke u përfshirë në këtë fushat dhe nuk është mirë. Mendoj që nuk është mirë që politikanët shqiptarë të përfshihen në garën midis shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Besojmë që në Maqedoninë e Veriut një ndryshim i fortë po vjen dhe kjo është për të mirën e rajonit tonë”, tha Meta për FrontOnline.

    Ish, presidenti Meta foli edhe për raporte Kosovë-Shqipëri, duke e akuzuar Edi Ramën për prishjen e marrëdhënieve dhe se sipas tij Rama e sheh Kosovën veç si aneks për shitje e blerje, duke ju referuar idesë për korrigjim e kufijve.

    “Nuk besoj që ka ndonjë fëmije në trojet shqiptare e më mbarë globin që nuk di se faktori kryesor I këtyre marrëdhënieve tërësisht të sforcuara dhe aspak të dobishme mes Kosovës e Shqipërisë, është ai, Edi Rama, është ai që ka pasur konflikte me të gjithë drejtuesit e Kosovës dhe jo vetëm me Albin Kurtin. Është ai që e ka hedhe në gjyq ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, konflikte kishe edhe me Isa Mustafën, dhe të gjithë udhëheqësit që kanë qenë në detyre, sepse ky e shikon Kosovën si një aneks për tu shitur dhe për tu blerë sipas interesave të mbijetesës se tij në pushtet në Shqipëri”tha Meta.

    Kryetari i Partisë së Lirisë, foli edhe për situatë politike në Shqipëri, duke u shprehur që opozita do e marrë pushtetin.

    “Opozita do e marrë pushtetin në Shqipëri, kjo është e pa diskutueshme  dhe çdo përpjekje që behet tani për i mbijetuar tashmë një uragani mbarë popullor që ka nisur, pas zbulimeve skandaloze të kompanive të kompanisë ‘5D’ të Bashkisë së Tiranës, dhe skandaleve që po thellohen të  inceneratorëve të Tiranës që nuk ekziston dhe shumë arsyeje të tjera. Opozita është në rrugën e sigurt drejt marrjes së  pushtetit”, deklaroi ai për FrontOnline.

    Ndryshe, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më 30 prill ka qëndruar në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) për rreth tetë orë. Ai tha për gazetarët se shkoi në SPAK në cilësinë e bashkëpunëtorit dhe kishte një kohë që kishte kërkuar një takim.

     

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.