×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh godet këtë shtet

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Një tërmet i fuqishëm prej 7.0 shkallësh u regjistrua të enjten në mbrëmje në pjesën jugore të Filipineve.

    Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte rreth 210 kilometra në juglindje të Pondaguitanit, në provincën Davao Occidental.

    Lëkundjen u ndien edhe në qytetet dhe rajonet e afërta të rajonit, që shtrihet në ishullin kryesor jugor të Mindanaos, bëri të ditur Instituti Sizmik dhe Vullkanologjik i Filipineve.

    Megjithatë, Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së tha se ka gjasa të vogla për pasoja në njerëz apo dëme materiale. Autoritetet gjithashtu nuk kanë paralajmëruar rrezik për cunami. Tërmetet që kanë epiqendër më të thellë nën sipërfaqen e tokës në përgjithësi shkaktojnë më pak dëme, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

    Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën “unazë e zjarrit”, që është zona me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, dhe shpesh goditen nga tërmetet.

    Ky shtet gjithashtu goditet nga rreth tajfune dhe stuhi tropikale çdo vit, duke e bërë atë një ndër vendet më të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

    Në vitin 1990, gati 2.000 njerëz kishin vdekur në pjesën veriore të Filipineve nga pasojat e një tërmeti prej 7.7 shkallësh që e kishte goditur këtë rajon.

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat e faturave të energjisë elektrike, edhe përmes platformës e-Kosova. Në këtë platformë, ata do të mund...
    Lajme04 Maj 2024
    “Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special...
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.