×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se për shefin e ri të AKI-së do të konsultohet me Osmanin

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të AKI-së, për të cilin ka thënë se pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me të.

    Megjithatë, emri nuk është bërë publik pasi procesi është konfidencial.

    Për këtë proces ka folur edhe Hoti para gazetarëve gjatë homazheve në varrin e presidentit Ibrahim Rugova.

    “Për shefin e AKI-së do të kemi konsultime të brendshme me ushtruesen e detyrës së presidentes derisa të arrijmë dakordim për emrin e ri të tij. Kaq mund të them”.

    Ndërkaq, kryeministri në detyrë që po synon të mbesë në këtë post edhe për një mandat, foli edhe për listën e kandidatëve për deputet të LDK-së, njëri prej të cilëve mund t’i mohohet e drejta për t’i hyrë garës, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.

    Ai tha se LDK i nënshtrohet çdo vendimi të organeve të drejtësisë duke thënë se kjo duhet të jetë e njëjtë për të gjithë dhe se LDK do të bëjë zëvendësimin e atij kandidati sot.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Nismën Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot në ora 13:30 do të mbajë konferencë për medie, ku do ta prezantojë një aderim...
    Vip04 Maj 2024
    Në ditën e lindjes së saj, Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë nga partneri Kreshnik Gjergji. Çifti ka njoftuar se këtë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për deputetin e LDK-së, Shkëmb Manaj, premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin e banesave sociale mbetët vetëm një mashtrim që u është...
    Lajme04 Maj 2024
    Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin sot (4 maj 2024). Të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane, mund të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së mediave, sipas organizatës joqeveritare Reporterët pa Kufij. Në Indeksin e saj Botëror të...
    Lajme04 Maj 2024
    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në organet e rendit është raportuar se dy persona të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.