×
  • Lajme
  • Lajme

    A është përhapur varianti i ri i koronavirusit edhe në Kosovë?

    FrontOnline
    20 Janar 2021

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

    Sipas IKSHPK gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

    Ndryshe, varianti i ri i coronavirusit i cili është përhapur në disa vende të botës, dyshohet të ketë arritur edhe në vendin tonë, kjo për shkak se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të hënën i ka nisur 30 mostra për analiza më të thella në Gjermani.

    Mirëpo, për infektologun Hamdi Ramadani, varianti i ri i coronavirusit nuk duhet të paraqes shqetësim tek qytetarët e vendit.

    Ramadani për Telegrafin ka thënë se masat e ndërmarra deri më sot për coronavirusin duhet të jenë të njëjta edhe për variantin e ri të saj.

    “Nuk mendoj që ka ndonjë bazë ose arsye që të bëhet ndonjë shqetësim në opinionin publik, për shkak se masat rigoroze që duhet të merren është mbajtja e maskës, distanca sociale dhe përdorimi i higjienës, janë të ngjashme dhe më këtë formën e re. Mendoj që me fillimin e një vaksine në Kosovë, situata do të jetë më  e mirë në 100 ditët e ardhshme. Ende masat rigoroze anti-COVID duhet të jenë shtrënguese dhe jo relaksuese. Brenda 100 ditëshit duhet të përdoren këto masa”, ka thënë infektologu Ramadani.

    Ai theksoi se nga aspekti mjekësor kjo formë e re e coronavirusit është prit, pasi siç shpjegoi Ramadani viruset respiratorë me kalimin e kohës marrin ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion.

    “Ditët ose javët e fundit që është paraqit në opinionin publik një formë e re e coronavirusit, mirëpo në aspektin shkencor kjo çështje mendoj është prit pasi që  të gjitha llojet e viruseve, sidomos këto viruset respiratorë duke përfshirë edhe coronavirusin, me kalimin e kohës do të paraqiten ndryshime antigjenike që në mjekësi kjo njihet si mutacion. Kjo është edhe për viruset sezonale të gripit. Kjo nuk është shumë për tu shqetësuar”, ka thënë ndër të tjera infektologu, Hamdi Ramadani./FrontOnline/

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.