×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e kësaj lagjeje të Prishtinës tash e pesë ditë pa rrymë

    FrontOnline
    16 Janar 2021

    Në këto ditë të ftohta dimri, banorët e Taslixhes në Prishtinë tash e sa ditë kanë mbetur pa rrymë. Vetë banorët e kësaj ane, tregojnë se mungesa e energjisë elektrike po ua pamundëson edhe ngrohjen, ndërkohë që shumë nga pajisjet në shtëpi iu janë prishur.

    Qindra thirrje kanë pasur banorët e rrugës “Naser Hajrizi” për Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike-KEDS, ndërkohë që tash e pesë ditë ende nuk është rregulluar problemi që kanë ata.

    Lulzim Sahiti, i cili banon në rrugën “Naser Hajrizi”, thotë se që nga e diela e javës së kaluar kanë telashe me energji elektrike. Siç tregon për KosovaPress, ai vetë ka telefonuar edhe Policinë e Kosovës, meqë thotë se janë të rrezikuar.

    “ Dy faza nuk kemi edhe ajo fazë kur vjen, vjen shumë e vogël. Jemi shumë të rrezikuar. KEDS-in e kena thirr nja 500 herë, veç unë e kam thirr 50 herë vet. I kena thirr edhe policinë, vijnë e hapin trafon, shkojnë kurgjo hiç… Krejt i kemi lajmëruar. KEDS-in vetëm familja jem e ka thirr më shumë se 50 herë, krejt lagjja e ka thirr. Vijnë e hapin trafon, u shkri siguresa, kurgjo nuk bëjnë”, tregon ai.

    Për më tepër, ai thotë se askush nuk po i informon se kur mund të zgjidhet ky problem, ndërkohë tregon se shumë banorëve të kësaj ane, iu janë prishur pajisjet si pasojë e mos-furnizimit me energji elektrike.

    “Kur thirri në KEDS thonë po e lajmërojmë rastin, e kjo është bërë si vjershë. Edhe vijnë ata thonë ne nuk mundemi me rregulluar, vjen tjetra ekip më profesionale, nuk vijnë hiç më”, shton ai.

    Një gjë të tillë e thotë edhe Kadire Januzi, e cila tregon për KosovaPress, se tash e pesë ditë kanë problem me furnizimin me energji elektrike, ndërkohë që po e kanë të vështirë edhe ngrohjen në këto ditë të ftohta të dimrit.

    “Nuk kemi pasur mbrëmë dhe parmbrëmë tërë natën… E lëshojnë një minutë, sa të kthehen ata me shkua, prapë del prej sistemit rryma… Është edhe ftohtë, me nxemje, me elemente shtëpiake që i kemi. Kjo një papërgjegjësi e tyre, sa vijnë e kyçin ata veç kthehen ajo prapë del prej sistemit. Jemi shumë banorë, jemi në terr”, tregon ajo.

    I frustruar me këtë gjendje shprehet edhe Valton Januzi nga Taslixhja e Prishtinës. Ai thotë se mungesa e energjisë elektrike ia ka pamundësuar edhe punën e tij, të cilën e kryen nga shtëpia. Për më tepër thekson se i ka shkaktuar telashe edhe në pajisjet shtëpiake.

    “Ka shumë kohë që po e kemi problem prej që e kanë ndërruar do të thotë trafon këtu. Po kemi ndërprerje të rrymës, mua sidomos po më shkakton problem në punë, sepse punoj home office, sot për shembull e kam humbur vendin e punës. Si po e rregullojnë pas 10 minutave prapë po ndërprehet. Ndonjëherë kemi ndonjë fazë, por po duhet me zgjat me kablla, po mundohemi diqysh.. Ushqimi që e kemi pasur nëpër friza, gjysmën e kemi hedhur”, tregon ai.

    Në një përgjigje për KosovaPress, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se për shkak të ngrohjes masive me energji elektrike, janë duke u mbingarkuar asetet energjetike.

    Ai gjithashtu ka thënë se janë duke pasur kohë pas kohe probleme me faza në atë pjesë./FrontOnline/

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.