×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Mitrovica përfiton fonde amerikane të MCC-së

    FrontOnline
    15 Janar 2021

    Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me komunën e Mitrovicës Jugore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit për implementimin e projektit për riparimet për efiçiencë të energjisë në këtë komunë (AER).

    Në kuadër të Pakos së Intervenimit për Riparimet për Efiçiencë të Energjisë në Ndërtesa Banesore (AER), MFK do të investojë mbi 20 milionë euro në riparimin e rreth 700 banesave në 7 komuna, si dhe 2800 shtëpive në tërë Kosovën.

    Ky investim do të ndihmojë në promovimin e masave të eficiencës së energjisë, kështu duke zvogëluar konsumin e energjisë për ngrohje, si dhe duke ngritur vetëdijen e konsumatorëve për benefitet afatgjate të masave të eficiencës së energjisë.

    Komunat pjesëmarrëse në këtë projekt janë përzgjedhur nga Banka Botërore.

    Siç njofton Komuna e Mitrovicws, ky Memorandum Mirëkuptimi formalizon bashkëpunimin mes këtyre dy palëve me qëllim që të implementojë suksesshëm aktivitetet në kuadër të projektit AER, si dhe të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të MFK-së drejt përmirësimit të masave për efiçiencë të energjisë në sektorin rezidencial, përmes ofrimit të asistencës teknike dhe mbështjetjes financiare për të bërë shtëpitë në këtë komunë më efiçiente.

    Përveç kësaj, kjo marrëveshje konfirmon përkushtimin për të strukturuar dhe forcuar strukturat organizative për të përmirësuar masat e eficiencës së energjisë dhe reduktimin e energjisë elektrike në sektorin e banimit.

    Petrit Selimi, Drejtor Ekzekutiv në MFK, falenderoi Kryetarin Bahtiri për bashkëpunimin e ngushtë dhe pohoi se MFK, mbështetur nga MCC, është e përkushtuar të testojë zgjidhjet që ndihmojnë në menaxhimin e kërkesës për energji në shtëpitë kosovare, përderisa që institucionet janë duke punuar paralelisht të menaxhojnë furnzimin me burime të reja të gjenerimit të energjisë.

    Në anën tjetër, Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC në Kosovë, u shpreh e lumtur që po rikonfirmohet partneriteti në mes MFK-së dhe Komunës së Mitrovicës Jugore. “Besoj që ky program do të na mësojë shumë rreth shkallës së investimeve që sigurojnë përfitime afatgjate dhe që ndihmojnë banorët e sektorit residencial të ndihem më rehat në shtëpitë e tyre.” – shtoi Olmstead.

    Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shprehi mirënjohjen e tij për investimin e MCC-së, i cili sipas tij do të kontribuojë tej mase në jetën e qytetarëve të Mitrovicës Jugore. ‘Kjo marrëveshje e lidhur sot me MFK është e një rëndësie të veçantë pasi që do të përmirësojë cilësinë dhe kushtet e jetesës së qytetarëve tanë dhe për këtë komuna jonë është e përkushtuar të mbështesë cdo projekt me një qëllim të tillë’ -shtoi kryetari.

    Para disa muajsh, MFK nënshkroi një marrëveshje edhe me Komunën e Lipjanit dhe do të lidhë Memorandume Mirëkuptimi edhe me 5 komuna të tjera në Kosovë me po këtë qëllim, përfshirë Prishtinën, Gjakovën, Vitinë, Gracanicën dhe Novo Bërdën.

    Këto marrëveshje janë pjesë e projektit SEEK (Subvencione për Eficiencë të Energjisë në Kosovë), mundësuar nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), me qëllim të zvogëlimit të hendekut midis kërkesës dhe furnizimit me energji, përmes tre pakove të intervenimit.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.