×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet dëshmitari i aksidentit ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Katër anëtarë të një familjeje kanë vdekur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Rubik, ndërsa një fëmijë ka mbetur i lënduar rëndë.

    Dëshmitar në këtë ngjarje ishte edhe Gjergj Marku, i cili ka treguar në detaje se çfarë ka parë nga ky aksident.

    Ai thotë se njëri nga anëtarët ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spital dhe kanë ndërruar jetë aty.

    Në linkun e mëposhtëm mund të shihni pamjet nga aksidenti që ka ndodhur orë më parë në Rrugën e Kombit.

    Postimi i plotë pa ndërhyrje:

    Aksident tragjik ne Rrugen e Kombit, me 4 te vdekur, pjesetare te nje familje nga Kosova!…(Nuk e kam zakon qe ne profilin tim te nxjer aksidentet qe ndodhin, por sonte isha vete deshmitar i ngjarjes se rende afer karburant Toma, rruges per Rubik, ku fale nje parakalimi te gabuar, u shua pothuajse totalisht nje familje nga Kosova.Po sjell kroniken:Aksidenti tragjik ndodhi në afersi te karburant TOMA, ku mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte familja Avdiaj nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë. Nga kjo perplasje fatale kanë humbur jetën 4 personat Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza Avdiaj 34 vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koci 11 vjeç dhe Medina Avdiaj 5 vjeçe. 11-vjeçari ishte i afërm i viktimave. Ata janë dërguar në morgun e Kukësit. Një nga anëtarët ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa 3 të tjerët kanë shkuar me shenja jete në spital dhe kanë ndërruar jetë aty.I plagosur rëndë ka mbetur edhe një fëmijë tjetër, Violeta Avdiaj 3 vjeçe, e cila është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të dy automjetet po vinin nga Kosova drejt Shqipërisë.Shkak i aksidenti dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar nga makina ‘Citroen’ me të cilën po udhëtonte familja nga Kosova dhe shpejtësia e lartë. Kjo ka bërë që ata të përplasen me kamionin, duke u marrë edhe jetën 4 anëtarëve të familjes dhe lënë të plagosur rëndë fëmijën e mitur.Familja ishte rezidente në Zvicër, ndërsa ishin nisur nga Kosova drejt Shqipërisë, të dyja mjetet e përfshira në aksident ishin me targa të Kosovës.

    https://www.facebook.com/gjergj.marku.7/videos/10222010783650708

     

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se do përpiqet ta kalojë Kodin Civil,...
    Lajme01 Maj 2024
    Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund të rrezikohet pas rekomandimeve të fundit franko-gjermane. Këto dy shtete...
    Lajme01 Maj 2024
    Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Këtë e konfirmoi për Front Online...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është liruar nga emergjenca dhe më pas është marrë nga Policia e Kosovës. Pamjet...
    Sport01 Maj 2024
    Mbrëmë (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Bayern Munichut dhe Real Madridit që përfundoi...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se pas protestës së 1 majit nuk ka komunikuar me...
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Lajme01 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.