×
  • Lajme
  • Lajme

    Masat e reja antiCOVID që pritet të votohen nga Qeveria

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Ministria e Shëndetësisë i ka propozuar Qeverisë së Kosovës masat e reja kufizuese kundër COVID-19.

    MSH ka propozuar që masat të lehtësohen për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

    Në propozimin e MSH-së thuhet se sa u përket masave për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona te infektuar për 100.000 banorë brenda javës):

    Ndalohet lëvizja e qytetareve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësore, të sigurisë, të drejtësisë dhe te ngjashme;

    Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç:

    Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,

    Qytetareve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),

    Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionim e zinxhirit te furnizimit,

    Kompanive ndërtimore,

    Operatoreve që kryejnë pune publike,

    Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-21:00,

    Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-21:00,

    Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-21:00, ndërkaq pas orës 21:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgese”.

    Institucionet publike dhe private obligohen te punojnë vetëm me staf esencial, përcaktohet me vendim te secilit institucion në veçanti;

    Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% te kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

    Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë te familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

    Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë vetëm deri në orën 21:00 duke shfrytëzuar deri 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitja eve në hapësirat e mbyllura mund te marrin pjese deri 20 persona, ndërsa gjate garave deri 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar ne “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

    Masat për komunat me rrezik të mesëm (prej 76-150 persona te infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

    Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga 05:00-22: 00.

    Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-22:00.

    Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “men me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

    Të gjitha institucionet publike dhe private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar në specifikat e tyre dhe “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

    Transporti publik lejohet te punoje duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

    Taksitë lejohen te punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë te familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

    Institucioneve vartëse te MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë vetëm deri ne orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% te hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Lejohen aktivitetet sportive ne hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjate garave deri në 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40% te 1iapsirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

    Pavarësisht pikave 36.7, 36.8 dhe 36.9 me lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë qe bazuar në rekomandimet e IKSHP-s6 te nxjerrë vendime operacionale te ndalojë këto aktivitete.

    Masat për komunat me rrezik te ulët (deri në 75 persona te infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

    Operatoret ekonomik lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,

    Qendrat tregtare lejohen te punojnë nga 05:00-22:00,

    Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”,

    Transporti publik lejohet te punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose deri ne tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid1911

    Institucioneve vartëse te MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe te ngjashme), lejohet te punojnë deri në orën 22:00 duke shfrytëzuar deri në 40% te hapësirës/sipërfaqeve te objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjate stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjate garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar ne “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri ne 40% te hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,

    Pavarësisht pikave 35.6, 35.7 dhe 35.8 me lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-se te nxjerre vendime operacionale te ndalojë këto aktivitete.

    OBLIGIMET E INSTITUCIONEVE PER ZBATIMLN E MASAVE

    Obligohet Ministri i Shëndetësisë që në rast nevoje te nxjerre udhëzime për sqarimin e pikave të këtij vendimi.

    Obligohet Ministri i Shëndetësisë, AUVK dhe Policia e Kosovës, që ne bashkëpunim me shtabet emergjente komunave, të mbikëqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raport javor (çdo të premte deri në orën 16:00).

    Obligohet Ministri i Shëndetësisë, SHSKUK dhe IKSHP të dorëzojnë në Zyrën e Kryeministrit raportin javor (çdo të premte deri në orën 16:00) për zbatimin e masave, gjendjen në institucionet shëndetësore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet për dy javët në vijim.

    Obligohet Ministri i Shëndetësisë që, bazuar në Ligjin nr. 071L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, të nxjerre vendime operacionale varësisht prej situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve te IKSHP-së.

    Obligohet Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse të mbikëqyrin zbatimin e masave dhe vendimeve te tjera në zbatimit të Ligjit Nr.07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës se Kosovës.

    Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen te shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit nr. 07/1-006 për Parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës se Kosovës dhe ligjeve të tjera ne fuqi.

    I vetmi autoritet që mund të interpretoje këtë vendim është Ministria e Shëndetësisë, ndërkaq çdo institucion tjetër mund të ofroje sqarime për grupet respektive që preken nga ky vendim vetëm pas miratimit të atij sqarimi nga ana e Ministrisë se Shëndetësisë.

    Ministria e Shëndetësisë obligohet të publikojë në faqen zyrtare të saj Qarkoren lidhur me sëmundjet kronike, për të cilat sëmundje personat sipas pikës 8 te këtij vendimi lirohen nga paraqitja ne punë. /Telegrafi/

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Politikani serb Boban Bogdanoviç, i larguar nga vendi i tij, siç thotë ai, për çështje sigurie bëri një koment në rrjetin X,...
    Lajme05 Maj 2024
    Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë...
    Lajme05 Maj 2024
    Nga Bashkësia Islame po e kundërshtojnë fuqishëm projektligjin për Kodin Civil. Teologu Florim Flugaj ka theksuar për “Expose” se si Bashkësi Islame...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...
    Lajme05 Maj 2024
    Është paraqitur në Stacioni Policor në Rahovec, zyrtarja policore e cila ishte raportuar e zhdukur më 1 maj. Lajmin për Frontonline e...
    Sport05 Maj 2024
    Liverpooli ka arritur të shënojë fitore ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 35-të në Premierligë. Ndeshja përfundoi me rezultat 4-2 në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.