×
  • Lajme
  • Lajme

    Njofton KQZ: Po qarkullon një aplikacion i paautorizuar për regjistrim të votuesve

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se me shqetësim ka pranuar informacionet se gjatë ditës së sotme është publikuar një aplikacion online i cili po grumbullon të dhënat e qytetarëve nga jashtë Kosovës si dhe donacione.

    KQZ njofton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit, se një aplikacion i tillë është i paautorizuar, në kundërshtim me ligjin dhe dëmton integritetin e procesit zgjedhor.

    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të gjithë ata/ato që aplikojnë përmes këtij aplikacioni nuk janë duke paraqitur aplikimin e tyre në KQZ për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës”.

    “KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës dhe të cilët plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, që aplikimin e tyre ta bëjnë vetëm përmes mënyrës së përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur hapat e publikuar në
    ueb faqen tonë zyrtare”.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thekson se është i vetmi institucion që ka mandate kushtetues dhe ligjor për të organizuar dhe mbikëqyrur procesin zgjedhor.

    Poashtu ky komision njofton se, pas pranimit të informacioneve lidhur me publikimin e këtij aplikacioni, ka njoftuar organet kompetente për të ndërmarrë masat e nevojshme ligjore.

     

     

    Është koha të shijojmë çokollatën më të mirë..
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj  Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit...
    Lajme06 Maj 2024
    Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është...
    Lajme06 Maj 2024
    Misionit i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se karabinierët italianë kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Leposaviq dhe Prishtinë. Në...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me drejtorin ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain. Zyra...
    Lajme06 Maj 2024
    Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda...
    Lajme06 Maj 2024
    Nënkryetarja e  LDK-së, Hykmete Bajrami, ka renditur sipas saj dështimet e Qeverisë Kurti dhe ka kritikuar atë. Deputetja e LDK-së,  përmes një...
    Lajme06 Maj 2024
    Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shkodër, ku një nënë 39 vjeçare dyshohet se është vetëmbytur...
    Vip06 Maj 2024
    Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli i “Eurovision 2024”, i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Eurovizioni sivjet do të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, kanë zhvilluar takim me ambasadorët e shteteve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.