×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kosovari e rrah për vdekje 85-vjeçarin në Klinikën e Psikiatrisë në Zvicër, kush po akuzohet për rastin

    FrontOnline
    13 Janar 2021

    Hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime kur njeriu me sëmundje psikike akute (kosovari 37-vjeçar) ishte caktuar në një dhomë dyshe.

    Në vitin 2017, një pacient kishte lënduar për vdekje shokun e tij të dhomës në klinikën psikiatrike St.Urban të Lucernit. Në këtë kontekst, dy mjekë janë akuzuan gjithashtu për vrasje nga pakujdesia, shkruan “Luzerner Zeitung”.

    Për shkak se ai “kishte dëgjuar zëra”, një 37-vjeçar nga Kosova kishte rrahur shokun e tij të dhomës, një plak 85-vjeçar në klinikën psikiatrike St.Urban. Viktima pati marrë plagë aq të rënda sa që kishte vdekur po atë natë.

    Incidenti ka ndodhur më 14 prill 2017. Autori i krimit është gjykuar nga Gjykata penale e Lucernit si i paaftë për faj (i papërgjegjshëm penalisht), transmeton albinfo.ch. Ndaj tij qe urdhëruar masa e kujdestarisë.

    Por, mbrojtja ka apeluar kundër aktgjykimit, prandaj seanca dëgjimore e apelit do të zhvillohet më 12 Janar në Gjykatën Kantonale të Lucernit.

    Mjekët, të cilët ishin në detyrë atë natë, konsiderohen përgjegjës për vrasjen. Kështu, padi për vrasje të dyshuar nga pakujdesia janë ngritur kundër ish-mjekut kryesor të spitalit psikiatrik të Lucernit, “St. Urban” dhe mjekut kujdestar në atë kohë.

    Hetimet kanë përfunduar, njoftoi prokurori të hënën, përcjell albinfo.ch. Të dy personat janë akuzuar se të paktën kishin kontribuar në vrasjen e pacientit, si persona përgjegjës dhe punonjës të Klinikës St. Urban.

    Padia penale për vrasje nga pakujdesia kundër mjekut kujdestar në atë kohë mbështetet në faktin se kur 37-vjeçari qe pranuar në psikiatri, kishin ndodhur dështime serioze, thuhet në njoftim.

    Kështu thotë prokurori publik: Ndër të tjera, hetimi duhet të sqarojë nëse janë bërë gabime penale me peshë, kur njeriu me sëmundje psikike akute ishte pranuar dhe ishte caktuar në një dhomë dyshe. Sikur të ishte bërë një vlerësim më i kujdesshëm i gjendjes, vrasja e fqinjit mund të shmangej.

    Ndërkaq, mjeku kujdestar nuk e pranon urdhrin penal ndaj tij dhe e ka kundërshtuar atë, përcjell albinfo.ch. Procesi kundër ish-kryemjekut është ndërprerë pasi që nuk ishte gjetur asnjë mangësi në organizimin e funksionimit të klinikës dhe burimeve njerëzore.

    Të dy vendimet e përmendura nuk janë ende përfundimtare.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.