×
  • Kronika
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tiranë, arrestohet nga Interpoli 40 vjeçari nga Kosova për vrasje të mbetur në tentativë

    FrontOnline
    11 Janar 2021

    Një 40 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Tiranë me kërkesë të Interpolit.

    G.M ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat “Vrasja e mbetur në tentativë” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

    “Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë”.

    Ai dyshohet se ka dashur ta vrasë me armë zjarri shtetasin S.M.

    Pas tentativës ai është larguar ilegalisht nga Kosova.

    “Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës”.

    “Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës”.

    Njoftimi i plotë:

    Tiranë
    Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.
    Operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, i zhvilluar nga Fast Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana.
    Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
    40-vjeçari strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja”, Tiranë.
    Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, falë informacioneve policore dhe koordinimit të veprimeve u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.
    Në zbatim të kërkesës së ardhur nga ILECU Kosovë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri shoqërore, FAST ALBANIA, DVP Tiranë dhe Interpol Tirana, bazuar në informacionet e marra më parë nga FAST ALBANIA, për 40-vjeçarin, i cili fshihej në Tiranë, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasit G. M., 40 vjeç, banues në Kosovë.
    Autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
    Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës.

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidenti kinez, Xi Jinping ka lavdëruar lidhjet e Kinës me Francën si një model për komunitetin ndërkombëtar ndërsa mbërriti në Paris mes...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndonëse polumbarët janë larguar në orët e muzgut ditën e djeshme nga vendkërkimet për t’u rikthyer këtë mëngjes, qytetarët dhe banorët e...
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë....
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person në Leposaviq ka raportuar se dikush ka tentuar t’ia djegë veturën. Rasti po hetohet. “ZJARRVËNJE- Leposaviq 05.05.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar,...
    Kronika06 Maj 2024
    Një taksisti në Prishtinë të dielën përveç që nuk i është kryer pagesa për shërbimet e taksit edhe i është vjedhur një...
    Kronika06 Maj 2024
    Një person e ka sulmuar fizikisht një punëtor të një kafiteri në Dardani të Prishtinës. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “SULM-...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.