×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Klinikën e Pediatrisë u trajtuan mbi 70 fëmijë të prekur me COVID-19, më i vogli dymuajsh

    FrontOnline
    10 Janar 2021

    Si në mbarë botën, edhe në Kosovë një numër i fëmijëve u prek nga virusi korona.

    Kjo bëri që Klinika e Pediatrisë të siguronte repartin për trajtimin e pacientëve me covid 19.

    Deri në mesin e dhjetorit, aty u trajtuan 71 fëmijë me virusin korona, të cilët kryesisht e kaluan me simptoma më të lehta.

    E luftën me koronavirus e humbi vetëm një fëmijë i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

    “Deri në mesin e dhjetorit në Klinikën tonë kanë qenë 71 pacientë të prekur me COVID që kanë kërkuar hospitalizim. Fatmirësisht shumica e tyre kanë një ecuri të mirë, mirëpo kanë pasur nevojë për mjekim spitalor. Prej të gjithë fëmijëve (të infektuar) që i kemi pasur një fëmijë ka përfunduar me fatalitet, ka qenë një fëmijë i cili ka qenë me një sëmundje të rëndë kronike dhe ai fëmijë ka përfunduar me fatalitet”.

    Sfidë kryesore Telaku e konsideron diferencimin e fëmijëve me COVID, karshi atyre me virus sezonal, për shkak të ngjashmërisë së madhe të pasqyrës klinike.

    Fëmijët që u infektuan me koronavirus ishin të moshave të ndryshme.

    Madje trajtim spitalor pasi ishte prekur me COVID kishte kërkuar edhe një bebe dymuajshe.

    “Moshat janë të ndryshme të fëmijëve që kanë ardhur edhe që kanë pasur nevojë për hospitalizim. Fëmija më i ri që e kemi pasur të hospitalizuar që ka qenë COVID pozitiv ka qenë 2 muajsh, kurse fëmija me moshën më të shtyrë ka qenë 15-16 vjeçare. Moshat kanë qenë të ndryshme, kanë dominuar moshat nga 5, 10 deri në 12-13 vjeç sesa moshat më të reja. Simptomatologjia është mjaftë e lehtë, fatmirësisht manifestohet në formë të një infeksioni viral, ndonjëherë është përcjellë me vjellje e diarre që ka qenë shumë e shpeshtë”

    Telaku thotë se në krahasim me 9-mujorin e parë të vitit 2019, në vitin pasues 2020 në Klinikën e Pediatrisë ndihmë mjekësore kanë kërkuar më pak fëmijë.

    Në gjithë këtë beson se ka ndikuar izolimi.

    Virusi nuk kurseu as stafin mjekësor të kësaj klinike.Vetëm në muajin dhjetor, janë të infektuar gjashtë mjekë dhe shtatë infermierë.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Përpjekjet e pushtetit për ta kaluar Kodin Civil nuk do të jenë edhe të lehta, pasi kundërshtitë që do të hasë Qeveria...
    Lajme05 Maj 2024
    Kuvendi Komunal i Deçanit mban seancë solemne në përkujtim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit nga kjo komunë. (Salla e Kuvendit...
    Lajme05 Maj 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...
    Lajme04 Maj 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur në lidhje me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE. Hoxhaj u shpreh...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.