×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Popullin nuk ka më barrierë që e ndal e as pykë që e çan

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar përsëri sa i përket kandidimit të Albin Kurtit për deputet.

    Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Pacolli ka renditur disa çështje e të cilat sipas saj do të duhej të ishin temë diskutimi e jo kush ka e nuk ka të drejtë kandidimi, përcjell FrontOnline.

    Sipas saj, qëllimi i kësaj nuk është informimi por mjegullimi i situatës.

    Postimi i saj i plotë:

    Këto ditë çështje diskutimi do të duhej të ishte jo se kush ka dhe nuk ka të drejtë kandidimi por

    1. Pse Gjykata Kushtetuese nuk e trajtoi me urgjencë kërkesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE, për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të z. Arifi, që e kishte dorëzuar në qershor 2020 por lejoi që vendi të udhëhiqet nga një qeveri jolegjitime për më shumë se 6 muaj?
    2. Çfarë dëmi i ka shkaktuar qeveria jolegjitime shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe si mund të riparohen dëmet e bëra dhe kush do të jap përgjegjësi për:

    – dëmin  politik dhe ekonomik që iu bë Kosovës me heqjen e reciprocitetit me Serbinë;

    – dëmin në subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës që shkaktuan përmes moratoriumit njëvjeçar për pezullimin e aktiviteteve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare;

    – përgjegjësinë që mbanë qeveria Hoti për vjedhjen e 2 milionë euro dhe arkës 300 kilogramëshe;

    – për keqmenaxhimin e situatës pandemike dhe kush do të mbahet përgjegjës për humbjen shumë jetëve dhe rrezikimin e shëndetit publik;

    – për shfuqizimin e tasks forcës Anti-Korrupsion;

    – për ndërprerjen e konceptimit të procesit të vettingut;

    – zotimin e kryeministrit jolegjitim për ndarjen e Ujmanit;

    …e shumë vendime tjera…

    Tani është shumë e qartë. Qëllimi nuk është informimi por mjegullimi i situatës.

    Por, popullin nuk ka më barrierë që e ndal e as pykë që e çan!

    #QeveriaKurti2/FrontOnline/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.