×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ishin bllokuar në det, sirianët përfundojnë në spitalin e Vlorës dhe Tiranës

    FrontOnline
    09 Janar 2021

    Rreth 50 klandestinë nga Siria qëndruan mbi 3 orë në përballje në det të hapur me motin e keq. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin drejt Italisë me gomone, të ndihmuar edhe nga një grup trafikantësh shqiptarë.

    Ndërsa shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore i janë drejtuar spitalit Rajonal të Vlorës. 16 persona morën ndihmë të specializuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa 9 burra dhe gra nisën drejt Spitalit të Traumës, mes tyre tre fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

    Mjeti lundrues mbeti në grykëderdhjen të Vjosës për orë të tëra për shkak të erërave të forta. Xhilal M. Nga Siria tha se ishte në gomone së bashku me dy motrat dhe nipin 7-vjeçar.

    “Paratë i ka paguar im vëlla, nuk e di sa lekë ka paguar, ne donim të shkonim në Itali, në Evropë , kudo qoftë. Kemi qëndruar për rreth 3 orë në det, u dogjëm nga benzina”, tha ai, raporton A2.

    Pjesa tjetër e tyre gjenden në korridoret e Drejtorisë Vendore të policisë. Kjo e fundit në komunikatën e saj për shtyp tha se goditi një rast trafiku klandestinësh, megjithatë salla operative u njoftua për një mjet lundrues me shtetas të huaj në bord që kërkoi ndihmë për shpëtim pasi gjendej në grykëderdhjen të Vjosës në rrezik për t’u mbytur. Gomonia e përmasave të mëdha është dëmtuar dhe mbytur pjesërisht.

    Në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojës Bregdetare dhe dy mjete të Guardia di Finanza. Në tokë aksioni për krehjen e territorit dështoi, ndërsa policia nuk arriti të zbardhë dhe ndaloj shqiptarët e përfshirë në trafik.

    Burime jozyrtare konfirmojnë ndalimin e dy personave të dyshuar si të përfshirë. Aktualisht nuk ka të dhëna të sakta rreth gomones, nëse rezulton e trafikuar apo e regjistruar me pronësi të rregullt në Shqipëri.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.