×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Uashington: Situata sot më e qetë – po hetohet hyrja me lehtësi e protestuesve në Kongresin Amerikan

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Demokrati Joe Biden, tashmë është konfirmuar përmes certifikimit, si President i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Megjithatë derisa kjo ndodhi, Capitol Hill u vërshua nga turma njerëzish të acaruar, përkrahës të presidentit në largim Donald Trump.

    Lidhur me këtë gazetarja Menada Zaimi, nga Zëri i Amerikës, ka dhënë detaje për Info Magazine të Klan Kosovës, rreth zhvillimeve të fundit që pasuan atje nga kjo ngjarje.

    Ajo deklaroi se situata sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në zonën e trazirave në Capitol Hill, është shumë më e qetë krahasuar me një ditë më parë.

    ”Situata është vu nën kontroll që prej orës gjashtë të pasdites së djeshme. U mobilizua edhe Garda Kombëtare e SHBA-së”.

    ”Kështu që gjithçka paraqitet e qetë, pas asaj që pamë ku kishte trazira pranë Kongresit Amerikan. Ka një numër për sa i takon viktimave. Bëhet fjalë për katër viktima,  një prej tyre një grua që humbi jetën Brenda kongresit por ende priten shumë detaje”.

    ”Nga uniformat blu, janë 14 oficerë policie të cilët u plagosën.  Ka nisur një hetim policia metropolitan lidhur me mënyrën se si reagoi Forca e Sigurisë së Kongresit”.

    ”Janë hedhur akuza mbi mënyrën se si arriti që të reagojë Forca e Sigurisë e Kongresit – duke pasur parasysh që shumë mendojnë që protestuesit që hynë me dhunë, patën disi të lehtë për tu future në Kongres”.

    Tutje Zaimi theksoi se mbi këtë pretendim, autoritetet kanë marrë vendim të nisin hetim, njofton Klan Kosova.

    ”Po hetohet mbi këtë çështje”.

    ”Sot pati 14 arrestime të reja.  Deri dje ishin 52 arrestime, 47 prej tyre lidheshin kryesisht me thyerjen e një vendimi të marrë nga Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit për shtetrrethim”.

    Cilat janë reagimet e fundit që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

    ”Reagimet janë tejet të ashpëra lidhur me mënyrën se si u qas Presidenti në detyrë, Donald Trump”.

    ”Palët politike e kanë akuzuar atë për nxitje të asaj çfarë ndodhi dje në Kongres, dhe ka mjaft akuza ndaj dhe po kërkohet të nisen procedura për shkarkimin e Donald Trump”.

    ”Vet Donald Trump ka reaguar përmes një ndihmësi të tij në median sociale, duke bërë të ditur se me 20 janar, do të ketë një tranzicion të rregullt. Dhe shumë ekspertë e shohin këtë mënyrë si frikë”.

    ”Afati kohor deri më 20 janar është tejet i ngushtë që shkarkimi të bëhet efektiv”.

    30% më shumë kilometra në Petrol Company nuk janë teori e thatë, por rezultate të prekshme, me çmime me të…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Sirena që paralajmërojnë sulme me raketa u dëgjuan në pjesën qendrore të Izraelit, përfshirë Tel Avivin më 26 maj, për herë të...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë. Ai...
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Banorët e rajonit Luhanks të Ukrainës, i cili është pothuajse plotësisht i pushtuar nga Rusia, thonë se oficerët rusë po bëjnë përpjekje...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë. Ai...
    Lajme26 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me zjarrfikësit kanë larguar dëgë të thyer...
    Kronika26 Maj 2024
    Gjykata Supreme e ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të dënuarit Valon Ibërdemaj, avokatit Besnik Berisha, duke...
    Kronika26 Maj 2024
    Një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”. “Informacionet e para lidhur...
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e 26 majit në Dukagjin. Haradinaj ka...
    Lajme26 Maj 2024
    Për më pakë se pesë muaj 11 qytetarë i kanë dhënë fund jetës në Kosovë duke kryer vetëvrasje në forma të ndryshme....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.