×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zuckerberg: Llogaria e Trumpit në Facebook dhe Instagram do të mbetet e bllokuar të paktën dy javë

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka njoftuar se llogaria e Donald Trump do të pezullohet për pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë.

    ”Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha,” shkroi ai në një deklaratë së fundi.

    ”Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden.

    Vendimi i tij për të përdorur platformën e tij për të falur dhe jo për të dënuar veprimet e mbështetësve të tij në ndërtesën e Kapitolit ka shqetësuar me të drejtë njerëzit në SH.B.A. dhe në të gjithë botën. Ne i hoqëm këto deklarata dje sepse gjykuam se efekti i tyre – dhe me gjasë qëllimi i tyre – do të ishte të provokonin dhunë të mëtejshme.

    Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga Kongresi, përparësia për të gjithë vendin duhet të jetë tani të sigurojë që 13 ditët e mbetura dhe ditët pas inaugurimit të kalojnë në mënyrë paqësore dhe në përputhje me normat e vendosura demokratike.

    Gjatë disa viteve të fundit, ne e kemi lejuar Presidentin Trump të përdorë platformën tonë në përputhje me rregullat tona, herë pas here duke hequr përmbajtje ose duke etiketuar postimet e tij kur ato shkelin politikat tona. Ne e bëmë këtë sepse besojmë se publiku ka të drejtë për qasje sa më të gjerë në fjalimin politik, madje edhe në fjalimin e diskutueshëm. Por konteksti aktual tani është krejtësisht i ndryshëm, duke përfshirë përdorimin e platformës sonë për të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.

    Ne besojmë se rreziqet e lejimit të Presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha. Prandaj, ne jemi duke zgjatur bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit”.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....
    Lajme05 Maj 2024
    Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shkruar të dielën në Facebook se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.