×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se ka autoritet të plotë për hartimin e listës për deputet nga LDK-ja

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër zgjedhjet e ardhshme, Avdullah Hoti në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se nuk ka pasur rezistencë dhe kundërshtim për nominimin e tij si kandidat për kryeministër brenda partisë.

    “Unë ka kërkuar që të diskutohet brenda partisë që ta marrim vendimin më të mirë dhe cila është zgjidhja më e mirë në rrethanat që jemi. Jam shumë i kënaqur me diskutimin që kemi bërë brenda LDK-së dhe vendimeve që kemi marrë. Unë jam duke u marrë intensivisht se kush duhet të jetë në listën zgjedhore të LDK-së. E kemi një vendim të Këshillit të Përgjithshëm që janë vendosur disa kritere për kandidatura. Nga 110 kandidatë që do t’i kemi në listë, pjesa më e madhe e kandidatëve vijnë nga degët e LDK-së”, ka thënë Hoti.

    Sipas tij, nuk ka presion nga kandidatët që të futen në listë, pasi që ekziston një rend shtëpiak në LDK.

    “Vijnë propozime nga degët dhe ato shkojnë përmes kritereve. Pastaj është lista tjetër që është në diskrecionin e kandidatit për emrat tjera. Jam i interesuar që të kemi kandidat nga diaspora, emra të rëndësishmë nga diaspora, njerëz të biznesit. Njerëz që kanë qenë zë i arsyeshëm edhe në shoqërinë civile”, tha ai.

    Sipas tij, brenda pak ditësh do të finalizohet lista e kandidatëve të LDK-së për deputetë.

    “Unë i prij listës dhe unë e kam diskrecionin e plotë për ta kompezuar listën e plotë të LDK-së. Problem e kemi për të reduktuar numrin e kandidatëve në 110, sepse ka shumë interesim”, ka thënë Hoti.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Maj 2024
    “International Crisis Group” (ICG), që për mision ka parandalimin e konflikteve në botë, ka dal me një draft-raport sa i përket sigurisë...
    Lajme26 Maj 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), thotë se ku dominon agjenda politike ka pak hapësirë për zhvillim ekonomik....
    Lajme26 Maj 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka përkujtuar Betejën e Pashtrikut, në 26-vjetorin e shënimit të saj. Bulliqi u shpreh se përkujtohen me...
    Të tjera
    Vip26 Maj 2024
    Mbrëmë (e shtunë) ishte finalja e madhe e Big Brother Vip Albania dhe fituese e çmimit të madh ishte Egla Ceno. Gjatë...
    Lajme26 Maj 2024
    Naim Dedushaj nga rrjeti i bizneseve të diasporës në Kosovë tregon se në të kaluarën ka pasur shumë lehtësira për prodhuesit kosovare...
    Kronika26 Maj 2024
    Një grua në Ferizaj është raportuar se ka goditur me mjet të fortë vajzën e saj të mitur. Siç bëhet e ditur...
    Lajme26 Maj 2024
    Në Sofje të Bullgarisë edhe sot, për të dytën ditë më radhë, vazhdon mbledhja e Asamblesë Parlamentare e NATO-s, ku në agjendë...
    Lajme26 Maj 2024
    Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk mungojnë as reshjet e shiut. Temperaturat...
    Lajme26 Maj 2024
    Rreth 360 qytetarë serbë kanë aplikuar në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’i konvertuar patentë shoferët nga ilegalë në RKS, prejse Ministria...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.