Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sapo ka arritur në Emergjencë, aty ku po trajtohen të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.
Sipas mjekësve, personat që janë sjellë në QKUK kanë lëndime në trup , fytyrë dhe në duar.
Mjeku Agron Çitaku, ka thënë se deri tash në QKUK janë transferuar 14 persona, të cilët kanë lëndime të ndryshme.
“Nga ora 15:00 nga Spitali i Ferizajt na është kumtuar për një shpërthim ku ka pasur shumë të lënduar. Gjendja momentale e tyre është stabile edhe pse momentalisht e rëndë. Pesë janë trajtuar në sallën operative, teksa edhe katër prej tyre do të futën pastaj”, ka thënë ai.
Sipas tij nga të lënduarit, më i riu është një person i lindur në vitin 2002./FrontOnline/