Një person ka vdekur dhe gjashte të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në Arllat, saktësishtë në rrugën rajonale për Malishevë, shkruan Front Online.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritur të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”-tha Flora Ahmeti
Ahmeti tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor”, thotë Ahmeti