×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Shefat e pakualifikuar që i emëroi drejtori i ujësjellësit Ilir Abdullahu

    FrontOnline
    17 Shtator 2019

    Disa shefa të Departamenteve të ndryshëm brenda Ndërmarrjes Publike (NP), ujësjellësi “Prishtina” e cila drejtohet nga Ilir Abdullahu janë me shkollë të mesme, e disa të tjerave iu mungon kualifikimi  të gjitha dokumentet për pozitat e punës që ata mbajnë në këtë Ndërmarrje Publike.

    Këto, por edhe shumë shkelje të rënda financiare në këtë NP ka identifikuar Zyra e Auditorit të Brendshëm (ZAB) për vitin 2018.

    “Front Online” gjatë ditëve të kaluara, po ashtu ka botuar disa shkrimeve rreth punësimeve të jashtëligjshme në këtë NP, ka identifikuar personat të cilëve gjatë aplikimit për vende pune qëllimisht iu janë hequr pikët, por edhe skandalin ku kjo Ndërmarrje Publike shpërbleu me tender një kompani nga Beogradi.

    Po ashtu, në ditët në vijim do të publikohen edhe dëshmi për keqpërdorime të mëdha financiare në NP që menaxhohet nga kryeshefi Ilir Abdullahu.

    Sipas Zyrës së Auditorit të Brendshëm shefi i NJ.O.U-së në këtë NP është student (mungon diploma)

    Në raportin e auditori të brendshëm të siguruar nga “Front Online” thuhet se për shefin e  shërbimit të elektronikes në këtë ndërmarrje pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme. Po, ashtu, në ndërmarrjen që e drejton Abdullahu nuk ekziston as pozita shef i shërbimit të bazhdarimit.

    Bazuar në raportin konfidencial të auditorit të brendshëm të cilin e ka siguruar “Front Online” thuhet se shefes së shërbimit të projekteve në këtë ndërmarrje i mungon diploma (ekziston vetëm certifikata e diplomës).

    Po ashtu, në raportin në fjalë më tutje thuhet se edhe për pozitat: Shefe e shërbimit të bakteriologjisë, shefe e laboratorit të kimisë, shef i administratës, burimeve njerëzore dhe personelit iu mungon diploma, deri sa në dosje kanë vetëm certifikatën.

    Më tutje në raportin e Zyrës së Auditorit të Brendshëm thuhet se për pozitën shefi i shërbimit të TI-së i mungon diploma, por edhe licencat e nevojshme, te pozita shef i objekteve në qytet, mungon diploma e fakultetit, por ekziston shkolla e lartë, si dhe te pozita shefe e shërbimit në Departamentin e Konsumatorëve mungon diploma adekuate

    Gjithashtu personit që mban pozitën e menaxherit për konsumatorë në këtë ndërmarrje i mungon diploma adekuate, deri sa shefi i fabrikës nuk ka dëshmi për kualifikim. Edhe për pozitën shefe e kontabilitetit sipas Auditorit të Brendshëm të kësaj Ndërmarrje pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme, po ashtu i mungon diploma, deri sa e ka vetëm certifikatën.

    Sipas auditorit pozita menaxher për mirëmbajtje dhe trajtimin e ujerave të zeza, pozita nuk ekziston ne rregulloren e brendshme. Edhe pozita zyrtar për plan të biznesit proces tarifor dhe monitorim të PB-së, pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme. Gjithashtu edhe pozita koordinator i Zyrës Ligjore, Pozita nuk ekziston në rregulloren e brendshme.

    Më tutje në raport thuhet se pozita në rregulloren e brendshme, Menaxher i prokurimit, Shef në mirëmbajtjen, Shef i FPU ne Shkabaj Mekanike, personave që mbajnë këto pozita iu mungon diploma, deri sa në dosje kanë vetëm certifikatat e diplomimit / Front Online /

     

    SKANDALOZE: Drejtori i ujësjellësit “Prishtina” punësoi kandidatë të pakualifikuar, i eliminoi më të mirët

    Punësimet e jashtëligjshme të kryera nga drejtori i ujësjellësit “Prishtina”

    Drejtori i Ujësjellësit për një vit punësoi 39 persona jashtë planit 

    Skandaloze/ Kompania publike e Kosovës shpërblen me tender konzorciumin nga Beogradi! (Dokument)

    Nga Rubrika
    Hulumtime23 Qershor 2025
    Mbi 16 milionë euro kanë shpenzuar institucionet qendrore dhe lokale për blerje të veturave të reja dhe marrje me qira të veturave...
    Hulumtime09 Qershor 2025
    Po bëhen dy muaj prej se Kuvendi i Kosovës po dështon të konstituohet si pasojë e përçarjes së spektrit politik në vend,...
    Hulumtime12 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga vartësja e tij, Rozeta Hajdari, muajin e kaluar kishin vizituar kompaninë “Mercom”, e cila...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Një avion është rrëzuar në Aeroportin e Londrës. Policia e Essex tha për BBC-në se u njoftua për një aeroplan 12 metra lart...
    Lajme13 Korrik 2025
    Analisti Visar Ymeri nxori së fundi disa strategji të komunikimit dhe organizimit që, sipas tij, janë përdorur nga Albin Kurti dhe një...
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.