×
  • Lajme
  • Lajme

    Analisti gjerman: Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të krijojë një Kosovë të re

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Analisti gjerman në Këshillin për Politikë dhe Demokratizim në Berlin, Bodo Weber, gjatë vitit 2021 pret një rivendosje të vërtetë të dialogut .

    Ai beson se marrëveshja përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë do të krijojë një Kosovë të re, ku komuniteti shqiptar dhe ai serb do të jetojnë të qetë pranë njëri-tjetrit.

    ” Unë besoj se një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse që do të kompletojë pavarësinë e Kosovës dhe të drejtat kolektive dhe masat mbrojtëse për serbët e Kosovës do të duhet të krijojë një Kosovë të re, e cila nuk do të jetë kthim në 1999 ose 1989, por një shoqëri e re që do të mundësojë që komunitetet shqiptare dhe serbe mund të jetojnë të qetë pranë njëri-tjetrit për fillimin”, tha Weber për Kosovo Online.

    Sipas Weber, 2020 ishte një vit në të cilin ideja e rrezikshme e shkëmbimit të territoreve u mposht përfundimisht që sipas tij, kjo ide do të kënaqte vetëm interesat personale të dy presidentëve [Thaçit dhe Vuçqit] dhe disa përfaqësuesve të papërgjegjshëm të Perëndimit.

    Weber vlerëson se kjo ide do të çonte në një eksod kolektiv të serbëve në jug të Ibrit dhe se veriu i Kosovës do të përfundonte, siç tha ai, në një Serbi autokratike me një status të ngjashëm me Kurshumlinë.

    Sipas analistit gjerman, rivendosja e dialogut duhet të çojë në fillimin e negociatave të mirëfillta për një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në parimet nga viti 2014, të cilat ai thotë se atëherë u pranuan nga Beogradi, respektivisht se koha për ndryshimin e kufijve në Ballkan ka kaluar.

    Weber beson se Serbia duhet t’i kthehet politikës reale bazuar në faktin se, vetë është përgjegjës për humbjen e Kosovës dhe se fokusi i dialogut duhet të jetë në normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të serbëve në Kosovë.

    “Unë besoj se pasi është vendosur korniza dhe parimet e negociatave, e cila përfshin, e këtë e di edhe presidenti Vuçiq, njohjen e Kosovës nga Serbia në një proces të gjatë të zbatimit të marrëveshjes përfundimtare, e cila duhet të përfundojë me pranimin e Serbisë në BE, do të gjendet zgjidhje reale për të gjitha temat e hapura bilaterale, duke përfshirë edhe këtë  [njohjen e Kosovës nga Serbia]”, tha Weber.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë për FrontOnline thotë se deri më tani...
    Lajme01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Lajme01 Maj 2024
    Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të nis një udhëtim në Evropë, ku do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë. Për vizitën...
    Të tjera
    Sport01 Maj 2024
    Harry Kane e ka vendosur një rekord të ri, i cili i përfshin futbollistët anglezë, në histori të Ligës së Kampionëve. Me...
    Lajme01 Maj 2024
    Gjermania do ta mbështes Kosovën me 90 milionë euro, me qëllim integrimin e Kosovës në BE, ka njoftuar ambasadori gjerman Jorn Rohde....
    Lajme01 Maj 2024
    Kritikat për mos respektimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, janë shprehur edhe nga Ali Gashi, kryetar i Sindikatës së Pavarur...
    Vip01 Maj 2024
    Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka paralajmëruar koncertin e tretë me radhë “Alpha Show”. Ai tashmë ka mbajtur dy evente të...
    Vip01 Maj 2024
    Ish-konkurrenti finalist i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Blerando ka publikuar projektin e tij të ri muzikor. “Rrakata”, titullohet...
    Sport01 Maj 2024
    Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League. Loja do të luhet në “Signal...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.