×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët shprehin pakënaqësi të shumta, rastet e diskriminimit në punë nuk mungojnë

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Pakënaqësi të shumta ka edhe tek Infermierët.

    Edhe rastet e diskriminimit të punëtorëve Oda e Infermierëve i ka përcjellë me shqetësim.

    Kryetarja e Odës së Infermierëve, Nexhmie Gori ka treguar disa nga problemet që përballën infermierët.

    “Pakënaqësitë e infermierëve kryesisht konsistojnë me kushtet e punës, kategorizimin në Ligjin e Pagave, mungesën e sigurisë në punë ,mungesën e sigurimeve shëndetësore si dhe gjendjen jo të mirë materiale në të cilën gjendet komuniteti infermierë”, deklaroi Gara.

    Gara thotë se për çdo diskriminim të punëtorëve, OIK ka mbështetur ata.

    “Duka pasur parasysh tranzicionin nëpër  te cilin po kalon vendi, brishtësinë e funksionimit të ligjeve dhe institucioneve të drejtësisë, OIK i përcjell me shqetësim rastet e diskriminimit qe ndodhin ne vendet e punës, e qe nuk paraqesin dukuri por aty ku ka raste te izoluara te diskriminimit OIK reagon dhe mbështet anëtaret e saj”, thotë Gara.

    Ajo ka treguar se çfarë masa janë marr për mos cenimin e të drejtave të infermierëve në vendet e punës.

    “Në kuadër të OIK kemi mbajtur edukim të vazhdueshëm në kuadër të cilit kemi informuar komunitetin infermieror për të drejtat e tyre ligjorë. Kjo për të ngritur shkallen e ndërgjegjësimit kundrejt çfarëdo forme të diskriminimit. OIK ka angazhuar përmes marrëveshjes të bashkëpunimit edhe Këshilla Juridike dhe asistencë të avokatit në rastet kur anëtaret tonë nga komuniteti infermieror ballafaqohen me cenim të të drejtave të tyre në vendet e punës”, përfundoi Gori për Front Online.

    1 Maji edhe te ne në Kosovë ka një traditë. Edhe pse pushohet në shumicën e institucioneve ndër të tjera një pjesë e madhe edhe festojnë në këtë ditë./FrontOnline/

     

    Protesta e punëtorëve/ Sindikatat kërkojnë rritje të pagave mbi 30%, kritikojnë ashpër Qeverinë “Kurti”

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa nisma, projektligje dhe ka marrë disa vendime. Këto...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë dje kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar ambasadorin e Spanjës në Serbi, Juan Jose Sans Aparicio. Petkoviq e njoftoi...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Më shumë se 14.000 persona janë zhvendosur ditëve të fundit nga rajoni lindor ukrainas i Harkivit, ku Rusia më 10 maj nisi...
    Lajme21 Maj 2024
    Për uljen e importeve, por edhe eksporteve, si dhe investimeve amerikanë në Kosovë, ish-ministri i Financave, Haki Shatri fajin e ka hedhur...
    Lajme21 Maj 2024
    Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se është shqetësim për ata aksioni i djeshëm i Policisë së Kosovës dhe...
    Sport21 Maj 2024
    Laura Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi. Xhudistja jonë shënoi...
    Lajme21 Maj 2024
    Bashkimi Europian tha se e ka parë me shqetësim operacionin policor të autoriteteve të Kosovës të së hënës në zyrat e Bankës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.