×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: LDK-ja nuk shquhet për rritje kaq të madhe të pagave siç po deklarojnë

    FrontOnline
    01 Maj 2024

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, njëherit anëtar nga Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, thotë për FrontOnline thotë se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nga Qeveria e Kosovës sa i përket ndonjë plani për rritje të pagave.

    ‘’Nuk ka asgjë zyrtare nga ana e Qeverisë sa i përket rritjes së pagave’’, deklaron ai.

    Haliti thotë se një rritje të tillë  e sheh si të mirëseardhur, por se kjo varet nga rritja ekonomike e që për të një rritje e pagave ka ndodhur gjatë këtij viti.

    ‘’Rritja e pagave gjithmonë është e mirëseardhur, por në vartësi të rritjes ekonomike. Një rritje ka ndodhur në fillim të këtij viti, me ngritjen e vlerës së koeficientit të pagës’’ shprehet ai.

    Ndërkaq, sa i përket deklarimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka thënë se do të bëjë rritjen e koeficientit për mbi 30% nga 110 euro sa është tani një koeficient në 150 euro, deputeti i VV-së thotë se LDK nuk është shquar ndonjëherë për rritje të pagave.

    ‘’Nuk e di se çfarë kanë thënë LDK, por ata ishin në qeveri për vite të tëra dhe nuk mbahen mend për ndonjë rritje të pagave gjatë mandatit të tyre’’ deklaron Haliti për FrontOnline.

    Opozita paralajmëron rritje të pagave mbi 30%, a do t’i rris pagat Qeveria “Kurti” para zgjedhjeve?

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit të vitit 1998. Haradinaj ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit. Rama ka...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”. Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar,...
    Sport21 Maj 2024
    Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike. Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”. Dhe, sulmuesi...
    Sport21 Maj 2024
    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.