×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksina anti-covid – Tani edhe gratë shtatzëna dhe njerëzit me alergji mund ta marrin

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Shkencëtarët thonë se kjo vaksinë është e sigurt tani edhe për personat më të ndjeshëm që deri tani nuk ishte e sigurt se a mund të marrin vaksinën apo jo.

    Njerëzit me alergji dhe gratë shtatzëna tani mund të marrin vaksinën anti-covid, thanë rregullatorët e mjekësisë (MHRA) të mërkurën, shkruan “Independent”.

    Këshilla e mëparshme e tyre ishe që njerëzit që kanë një numër të alergjive në ushqim dhe barëra të mos e marrin vaksinën e Pfizer, transmeton lajmi.net.

    Dr June Raine, shefja ekzekutive e MHRA, tha se provat që kanë marrë nga përafërsisht 800 mijë të vaksinuar në Britani de 1.5 milionë në SHBA, dëshmojnë se kjo vaksinë nuk ka ndonjë efekt shqetësues.

    Ajo gjithashtu tha se kjo iu jep garantim se rreziku i reaksionit alergjik do të mund të menaxhohet përmes ndihmës klinike dhe pacienti duhet të vëzhgohet për rreth 15 minuta pas vaksinimit.

    Gjithashtu edhe Komisioni i Mjekësisë Njerëzore ka këshilluar se edhe personat me alergji në ushqim dhe barëra mund të marrin vaksinën e Pfizer.

    Sigurisht, ata që kanë histori të alergjive me ndonjë nga përbërësit e vaksinës nuk duhet ta marrin. Ajo gjithashtu ka konfirmuar se kjo vlen për të dy vaksinat e aprovuara në Britani.

    Deri më tani, Britania ka aprovuar dy vaksina, atë të Pfizer dhe Oksfordit.

    Gjithashtu më parë këshillohej se personat që janë shtatzënë ose duke ushqyer foshnjën me gji të mos e marrin pasi që nuk kishin dëshmi rreth efekteve anësore që mund të ketë.

    Mirëpo tani që janë rishikuar të dhënat, ekspertët mendojnë që vaksina është e sigurt edhe për këto kategori.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Turqia thuhet se ka ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin për veprimet e saj në Gaza, duke shkaktuar kritika të forta ndaj...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua në Kalabri me zëvendëskryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministër i Punëve të Jashtme të...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.