Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj thotë se shkuarja në zgjedhje pa buxhetin e miratuar do ishte dëm për shtetin dhe qytetarët.
Ky ligj, thotë Haradinaj garanton së paku 200 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike.
Kjo legjilaturë ishte më e dobëta, thotë Haradinaj.
“Shkuarja në zgjedhje dhe në proces të krijimit të institucioneve, pa buxhetin e miratuar, do të ishte një dëm i madh për shtetin dhe për qytetarët. Miratimi i buxhetit siguron implementimin e plotë të Ligjit për Rimëkëmbje. Ligji i buxhetit 2021 garanton së paku 200 milion euro për rimëkëmbje ekonomike. Pagat e shtetit për mjekë, ushtarë, policë dhe zyrtarë tjerë publik ndërlidhen po me këtë buxhet. Kjo legjislaturë ishte më e dobta që nga paslufta, ta votojmë Projektbuxhetin e t’i kthehemi sovranit. Në fund të fundit, zgjedhjet janë cikël demokratik ndërsa votimi i buxhetit është përgjegjegjësi dhe vetëdije institucionale e shtetërore”, deklaroi Haradianj në Kuvend.