Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar pas tërmetit në Kroaci.Lajm të dhimbshëm e ka quajtur Haradinaj.
Institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe institucioneve të shtetit tonë mik për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore, shkruan Haradinaj.
Ky është postimi i tij i plotë:
Ditë e vështirë për Kroacinë. Lajm i dhembshëm për të gjithë ne, që i kemi përjetuar edhe vet pasojat e tërmeteve.
Institucionet dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë dhe i qëndrojnë pranë popullit dhe institucioneve të shtetit tonë mik për ta përballuar këtë fatkeqësi natyrore.