×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Serbia do të vaksinojë kudo që është e mundur në Kosovë”

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se Serbia do të dërgojë vaksina kudo që është e mundur “në krahinën jugore”, duke iu referuar Kosovës.

    Këto deklarata ai i bëri pas një reagimi të kardiologut Fahri Beqa, i cili tha se vaksinimi i serbëve në veri nga ana e Serbisë, është vaksinim në baza etnike, e madje është edhe shkelje e konventave ndërkombëtare.

    “Vaksinimi i qytetarëve serb në Kosovë nga Serbia është vaksinim në baza etnike (ethnically based vaccination) dhe përveç implikimeve politike dhe ndërshtetërore paraqet shkelje të konventave ndërkombëtare për qasje në shërbimet shëndetësore, për më tepër edhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shkruar Beqa në reagim.

    Ndërkaq, Stefanoviq tha se janë të pakuptimta këto deklarata, duke theksuar se Serbia kryen vaksinim kudo që ka mundësi “në krahinën jugore”.

    Në televizionin serb “Prva”, ai tha se vaksinimi bëhet vetëm në bazë të parimeve mjekësore dhe shëndetësore dhe shtoi se Serbia nuk ka sovranitet të plotë ndaj Kosovës, ndaj nuk mundet të ndërmarrë masa në të gjitha pjesët e Kosovës.

    “Nuk kemi mundësi të intervenojmë në pjesë të caktuara në Kosovë e Metohi. Ne e bëmë këtë aty ku është e mundur, por kjo po bëhet vetëm mbi parimet shëndetësore. Situata epidemiologjike edhe më parë ka qenë, e edhe tani është e rëndë, dhe aty ku kemi mundur ta sigurojmë, e kemi bërë për të ndihmuar”, deklaroi ministri serb, Stefanoviq.

    Ai tha se institucionet e Kosovës nuk kanë kapacitet për t’u ndihmuar as shqiptarëve, dhe, sipas tij, askush nuk pret se do t’u ndihmojnë serbëve që jetojnë “në krahinën jugore”.

    Janë të pakuptimta, sipas tij, deklaratat e mjekësore se vaksinimi po kryet në baza të parimit etnik.

    Ai tha se është mirë që presidenti Vuçiq dhe qeveria e Serbisë ia dolën të sigurojnë vaksinën dhe se “vaksinimi do të vazhdojë në tërë vendin tonë”.

    Stefanoviq tha se nëse do të kenë mjaftueshëm vaksina, asgjë nuk do t’i pengojë që një sasi të shkojë edhe në Republikën Serbe të Bosnje e Hercegovinës.

    I pyetur nëse kjo mund të nxis probleme në Bosnje, ai tha se Serbia dëshiron të ketë raporte të veçanta me të gjithë në BeH dhe se Serbia “nuk e ka refuzuar askënd kur ka kërkuar ndihmë nga ne”.

    “Natyrisht se e duam Republikën Serbe dhe popullin tonë, por çfarë përkeqësojmë nëse ndihmojmë dikë, çka ka të keqe këtu, ne kështu ndihmojmë tërë Bosnje e Hercegovinën… ose ata mendojnë se aty ku jetojnë serbët nuk duhet investuar asgjë e të mos ndihmojmë”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore,...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi...
    Lajme07 Maj 2024
    "Kurti duhet të kryejë detyrat e shtëpisë, dhe nuk mundet pa i kryer se pasojat janë të mëdha, gjithëpërfshirëse. Nuk është vetëm...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, më bashkëpunëtorë, priti në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard...
    Lajme07 Maj 2024
    Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat. Lajmin...
    Front TV07 Maj 2024
    Një laborator droge në fshatin Miokoviçe të Leposaviqit është zbuluar nga Policia e Kosovës. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.