×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump nuk e nënshkruan paketën e ndihmës ekonomike

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Miliona amerikanë humbën përkohësisht përfitimet nga të qenët të papunë, pasi presidenti Donald Trump nuk e nënshkroi paketën për ndihmë.
    Kjo paketë, në vlerë prej 900 miliardë dollarësh, është miratuar nga Kongresi javën e kaluar, për t’i ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pa punë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.Shpërndarja e mjeteve të saj do të bëhej vetëm pasi të nënshkruhej në ligj nga presidenti.I NGJAJSHËM TRUMP PARALAJMËRON SE NUK DO TA NËNSHKRUAJË PAKETËN E NDIHMËS Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi për “pasoja shkatërruese” nëse Trump vazhdon ta shtyjë nënshkrimin, por afati i së shtunës tashmë ka kaluar.“Është një ditë pas Krishtlindjeve dhe miliona familje nuk e dinë nëse do të jenë në gjendje t’i përmbushin nevojat, për shkak të refuzimit të presidentit Donald Trump për të nënshkruar paketën e ndihmës ekonomike, të miratuar nga Kongresi, me shumicë dërrmuese dhe dypartiake”, tha Biden.Trump tha se dëshiron t’iu japë njerëzve pagesa më të mëdha.Paketa aktuale parasheh 600 dollarë në muaj për amerikanët që fitojnë më pak se 75,000 dollarë në vit.Trump tha se dëshiron që amerikanët të marrin nga 2,000 dollarë në muaj, por republikanët në Kongres kanë refuzuar të pajtohen për këtë ndryshim.Në një postim në Twitter, të shtunën vonë, Trump e mbrojti pozicionin e tij në këtë çështje dhe fajësoi Kinën për shpërthimin e koronavirusit. /rel

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Policia në Stamboll ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të çanin një barrikadë për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kalimi kufitar verior i Rripit të Gazës me Izraelin është hapur për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbështetësit e Izraelit sulmuan një kamp proteste pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos të mërkurën, derisa kryebashkiaku i New York...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë,...
    Kronika01 Maj 2024
    Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri sot në fshatin Lupç të Podujevës, ndërsa një...
    Lajme01 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në Lupç të Podujevës. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë për Express...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputeti nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një prononcimi për FrontOnline thotë se kërkesa e SBASHK-ut për rritje të pagës është...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbështetësit e Izraelit sulmuan një kamp proteste pro-palestinez në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos të mërkurën, derisa kryebashkiaku i New York...
    Lajme01 Maj 2024
    Në shënim të 25-vjetorit të masakrës në Nabërgjan të Komunës së Pejës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.