×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vjosa Osmani po propagandon dhe keqpërdor në stilin e Hashim Thaçit”

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, është përfshirë në reagimet ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e cila i priti në zyrën e saj në Presidencë disa asamblistë që iu bashkuan listës së saj.

    Nushi ka thënë se Osmani është e njëjtë me ish-presidentin Hashim Thaçi, por se i dallon vetëm llogoja dhe flamuri.

    “Thaçi shkoi, por propaganda dhe keqperdorimet e stilit te tij kane mbete ne presidencë. Nga qindra zyre e lokacione të mundshme, Vjosa paska zgjedhur zyren e presidences për të pritur 5 asambleiste te Ferizajit që iu bashkuan asaj. Me siguri edhe keta te aderuarit jane çudite. Nuk ua ka marre mendja që anëtarësimi ne parti ndodhe ne zyre te Presidentit. Kemi president të njëjtë, tash me llogo e flamuj të ri”, ka thënë Nushi.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, pothuajse e ka zyrtarizuar ndarjen prej LDK-së. Ajo do të duhet t’i shpallë zgjedhjet brenda pak ditësh, ndërsa ato mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

    Osmani edhe vetë do të marrë pjesë në këto zgjedhje, ndërsa ka thënë se do të garojë me një iniciativë të sajën. Kësaj iniciative të enjten i janë bashkuar gjashtë asamblistë të LDK-së në Ferizaj. Ndoshta në mungesë të një zyre partiake, Osmani i ka pritur ata në zyrën e saj në Presidencë.

    Hysnije Mustafa-Shamolli, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, Hesat Shatrolli, Burim Karameta e Ridvan Nebihu janë asamblistët që kanë shkuar dje në zyrën e Osmanit në Presidencë, për çështje krejtësisht partiake.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.