×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjoshi i PDK’ së e kritikon Vjosa Osmanin, e quan pseudo-juriste

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një shkrimi në Facebook ka hedhur kritika në drejtim të UD së presidentit, Vjosa Osmanit.

    Gjoshi thotë se Vjosa Osmani po e keqpërdor zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.

    Ai tutje thekson se Osmani po zhvillon aktivitet politik për Vetëvendosjen të cilën po e përdor për të hyrë në Kuvend.

    “Ajo po zhvillon aktivitet politik për Vetëvendosjen, të cilën po e përdor për të hyrë sërish në Kuvend, sepse nëse do të garonte me partinë e vet ajo nuk do ta kalonte pragun zgjedhor” shkruan Gjoshi në Facebook.

    Reagimi i plotë:

    Vjosa Raif Osmani e ka shëndërruar zyrën e Presidentit në zyrë të partisë që po i shërben, sepse tash e kemi kuptuar se ajo nuk po ka guxim të garojë e vetme.
    Vjosa Raif Osmani po keqpërdor zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës.
    Ajo po zhvillon aktivitet politik për Vetëvendosjen, të cilën po e përdor për të hyrë sërish në Kuvend, sepse nëse do të garonte me partinë e vet ajo nuk do ta kalonte pragun zgjedhor.
    Kjo pseudo-juriste me këtë mendësi, pra duke e shëndërruar zyrën e Presidentit në zyre të partisë, e ka dërguar Fatmir Sejdiun në Gjykatën Kushtetuese. Të gjjthë e dijmë se Presidenti Sejdiu e kishte shkelur Kushtetutën duke zhvilluar aktivitet politik sa ishte edhe President. Sejdiu e ka pasur afër Vjosa Raif Osmanin, e cila me shumë gjasë e ka këshilluar në stilin .
    Pra, binduni vet se kjo është vetëm një politikane pa ide politike. Të vetmen gjë që ka ditur ta bëjë ka qenë ta shajë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Tash meqenëse asnjëri nuk janë këtu, kjo nuk ka me çka të merret. I ka mbetur vetëm Isa Mustafa që ta shajë. Por, ide kurrë nuk do të dëgjoni prej saj. Sepse nuk din.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.